Arratisja e Altin Ndocit ka vënë në lëvizje Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, që ditën e djeshme ka marrë vendimin për të transferuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin disa anëtarë të rrezikshëm të botës së krimit, që vuanin dënimin në burgun e Durrësit.
Transferimi u krye pak pas mesnate nën masa të rrepta sigurie, ku mes 15 të transferuarve ishin edhe Lul Berisha, Orges Molla dhe Juxhin Kola.
Përzgjedhja e të transferuarve u bë pas një vlerësimi në lidhje me rrezikshmërinë e tyre, dhe personat më problematikë u përzgjodhën të vuanin dënimin në një burg të sigurisë më të lartë.
Burgu i Durrësit njihet edhe si burgu i “VIP-ave”, pasi aty vuajnë dënimin disa nga ish-zyrtarët e lartë, si Erion Veliaj dhe Lefter Koka.