Sporti Archives - Ditar.al

Erkand Qerimaj shpërthen ndaj Federatës së Peshëngritjes: Jemi i vetmi ekip në Europë që dalim pa uniforma dinjitoze dhe mjek, ku shkojnë fondet?
Pas përfundimit të garës në Kampionatin Europian, peshëngritësi Erkand Qerimaj ka hedhur akuza të forta ndaj Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, për mungesën e mbështetjes ndaj sportistëve.

Ai tregon se në njërën prej provave të tij, ka ngritur 184 kg dhe juria fillimisht e ka cilësuar të rregullt, ndërsa më pas e ka anuluar, duke i bërë një padrejtësi të madhe. Por, më i rëndë sesa vendimi i gjyqtarëve, Qerimaj thotë se ishte reagimi i drejtuesve të Federatës, të cilët ishin aty, por nuk patën as guximin minimal për të mbrojtur sportistin e tyre.

Ai vijon të hedhe akuza ndaj Federatës së Peshëngritjes, duke thënë se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë pa uniforma dinjitoze dhe pa fizioterapist e mjek, çfarë tregon mungesën e madhe të mbështetjes së sportistëve shqiptarë edhe në komnpeticione si Kampionati Europian.

Sipas Qerimajt, fondet kalojnë çdo vit, por asnjë nuk e di se ku shkojnë, pasi askush nuk jep llogari, edhe pse ka kërkuar auditim.

Postimi i plotë:

Sapo përfundova garën në Kampionatin Europian dhe këtë herë ama do flas pa filtra!

Në shkëputje realizova 152 kg dhe tentova rekordin e Europës me 157 kg. Isha shumë pranë. Në shtytje realizova 184 kg – provë e pastër, e dhënë me 3 të bardha nga gjyqtarët. Më pas, juria vendos ta anullojë për një lëkundje minimale. Ky nuk është thjesht një vendim – është një padrejtësi e pastër dhe e turpshme që i bëhet një sportisti në mes të Europës.

Por edhe më e rëndë se kjo është heshtja. Drejtuesit e federatës ishin aty, me lekët e taksapaguesve, dhe nuk patën as guximin minimal për të mbrojtur sportistin e tyre. Asnjë reagim. Asnjë protestë. Asnjë qëndrim. Kjo nuk është papërgjegjshmëri por kjo është dështim.

Kur marrim medalje, jeni të parët për foto dhe deklarata. Kur ndodh padrejtësia, zhdukeni. Kjo është hipokrizi e pastër.

Jemi i vetmi ekip në Europë që dalim pa uniforma dinjitoze. Pa fizioterapist. Pa mjek. Pa asnjë standard bazë që çdo shtet serioz e konsideron minimum. Dhe pastaj flasim për “rrugën drejt Europës”? Kjo është skandaloze.

Fondet? Vijnë çdo vit. Askush nuk jep llogari. Askush nuk tregon ku shkojnë. Kam kërkuar auditim , zero përgjigje. Kjo federatë sillet si pronë private, jo si institucion që duhet t’i shërbejë sportistëve dhe trajnerëve.

STOP më me heshtje. BOLL më me abuzim. Sportistët nuk janë dekor për foto dhe propagandë, janë ata që mbajnë peshën reale të  perfaqesimit Sportiv mbi supe.

Dhe kjo që po ndodh nuk është thjesht problem  është turp.

The post Erkand Qerimaj shpërthen ndaj Federatës së Peshëngritjes: Jemi i vetmi ekip në Europë që dalim pa uniforma dinjitoze dhe mjek, ku shkojnë fondet? appeared first on Ditar.al.

Tragjedi në Allianz Arena, tifozi bie nga tribuna gjatë ndeshjes Portugali-Spanjë dhe humb jetën
Një tifoz në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s në Mynih vdiq pasi ra nga niveli i dytë i tribunës kryesore në Allianz Arena të dielën. UEFA konfirmoi vdekjen, e cila ndodhi ndeshjes Portugali-Spanjë.

“Pati një urgjencë mjekësore në arenën e Mynihut dhe, pavarësisht përpjekjeve më të mira të ekipit mjekësor, personi fatkeqësisht ndërroi jetë në orën 00:06 (CET). Mendimet tona janë me të dashurit e tij në këtë kohë të vështirë”, thuhej në deklaratën e UEFA-s.

Ndeshja vazhdoi ndërsa tifozi po trajtohej nga ndihmësit mjekësorë.

Trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës, Luis de la Fuente, e filloi konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes duke iu drejtuar incidentit.

“Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së një tifozi që ka vdekur”, tha De la Fuente. “Kjo na ka bërë të kuptojmë se çfarë është e rëndësishme në jetë.”

Portugalia fitoi në gjuajtjet e penalltive 5-3, por lojtarët e kombëtares nuk mund të mos ndiheshin thellësisht të prekur nga incidenti kur e morën vesh pas ndeshjes.

The post Tragjedi në Allianz Arena, tifozi bie nga tribuna gjatë ndeshjes Portugali-Spanjë dhe humb jetën appeared first on Ditar.al.

Përballja Shqipëri–Serbi/ Tirana nën masa të rrepta sigurie, mbi 2 mijë forca policie në terren
Masa të rrepta sigurie janë marrë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të luhet sot në orën 20:45 në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Mbi dy mijë efektivë të Policisë së Shtetit, përfshirë RENEA, FNSH, Antiterrori dhe SHISH janë angazhuar për mbarëvajtjen e ngjarjes.

Në stadiumin “Arena Kombëtare” janë instaluar sisteme moderne sigurie që përfshijnë kamera me njohje fytyre “face recognition” dhe kamera të lëvizshme shtesë, që do të monitorojnë çdo lëvizje në tribuna dhe rreth stadiumit në kohë reale.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta.

Për mbarëvajtjen e ndeshjes, gjatë ditës së sotme nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit, konkretisht:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Presidencës drejt sheshit “Nënë Tereza”, rruga “Papa Gjon Pali i II”, rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së, rruga “Themistokli Gërmenji”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës deri tek stadiumi, rruga “Faik Konica” dhe rruga “Skerdilajd Llagami”.

Parkimi i autobusëve me tifozë vendas që vijnë nga Korça dhe Elbasani, do të bëhet në parkingun e lokal “Kalvin”, ndërsa autoveturat te terminali pranë qytetit “Studenti”.

Parkimi i autobusëve që vijnë nga veriu dhe jugu, do të bëhet në parkimin “Terminali i përpunimit të automjeteve” pranë mbikalimit të Kamzës, ndërsa autoveturat tek parkingu pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi”, në parkingun nëntokësor në sheshin “Skënderbej”, si dhe në parkingun nëntokësor në “Bulevardin e Ri”, te ish-stacioni i trenit.

The post Përballja Shqipëri–Serbi/ Tirana nën masa të rrepta sigurie, mbi 2 mijë forca policie në terren appeared first on Ditar.al.

Sylvinho s’i trembet Serbisë, porosi futbollistëve: Të lini zemrën dhe shpirtin në fushë!
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho mbajti konferencë për mediat në prag të ndeshjes së nesërme kundër Serbisë të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Ai iu përgjigj pyetjeve të mediave, për sfidën në “Air Albania”. Tekniku kuqezi tha se ka studiuar shumë mirë kundërshtarin, ndërsa shtoi se futbollistët janë gati për përballjen e së shtunës.

Përgjigjet e Sylvinho:

Mendimi për Kombëtaren e Serbisë- “ Mitroviç, Vlahoviç dhe Joviç, janë lojtarë të fortë fizikisht, Serbia është një skuadër e fortë. Por edhe ne kemi lojtarë të fortë, Brojën, Manaj, Uzunin, Nedim Bajramin për të cilët jam shumë krenar, presim një ndeshje shumë të bukur. Dëgjova edhe trajnerin e Serbisë dhe të gjithë duan fitoren, rrugëtimi drejt Botërorit është shumë i shpejtë, por futemi në ndeshje për 3 pikët, shpresojmë të kemi një ndeshje të bukur nesër. Në 90 minuta mund të ndodh gjithçka, janë shumë të gjata.

Është e vërtetë, shumë trajner ankohen për lojtarët pas sezonit. Ka qenë kalendar i ngjeshur. Disa lojtarë kanë 10-15 ditë pushime. Kemi bërë 5-6 ditë rresht stërvitje. Nesër do iu bëj me dije formacionin, gjatë Andorrës kemi bërë ndryshime që kanë rezultuar mirë, por kjo është skuadër tjetër. Nesër e kam në mendjen 11-shen por pritet të shohim si do vendosim.

Nuk kemi gjë për të fshehur, ato kanë parë ndeshjet e fundit tona dhe ne, i kemi analizuar. Nuk mendoj se kanë kapur ndonjë element, shumica e gjërave nga aspekti strategjik bëhen në stërvitje. Të dyja kampet kanë lojtarë shumë të njohur në nivel botëror.

Dozat emocionale të ekipit dhe të trajnerit- “Është një ndeshje ndryshe, sot është ndryshe, dje ka qenë po ndryshe, dhe nesër po ashtu. Gjithmonë do të jetë ndryshe nga të dyja kampet, por shpresoj tju dhurojmë një ndeshje të bukur në aspektin sportiv, 90 minuta të bukura për ti shijuar, të dyja skuadrat kanë lojtarë të mirë po ashtu edhe trajnerë, mund ta fus edhe veten këtu, uroj që ta shijojmë, po ashtu edhe 22 mijë tifozët në stadium. Kam dëgjuar që ka pasur mbi 800 mijë kërkesa, janë me fat ata që janë nesër në stadium. Unë madje do të sillja edhe babin tim nga Brazili për ta parë ndeshjen, po ishte një rrugë shumë e gjatë. Të gjithë lojtarët janë gati dhe shpresoj të shijojmë një ndeshje të bukur nesër.

“Është e vërtetë unë kam luajtur ndeshje të mëdha gjatë karrierës time, kam pasur një peshë dhe një përgjegjësi kaq të madhe, por e kam bërë para 15 vitesh ku rrjetet sociale nuk ishin diçka kaq e madhe sa sot. Flas vazhdimisht me lojtarët, iu them të fokusohen te stërvitja dhe gjërat që kanë rëndësi në fushë, por në kohën time ka qenë disi më e lehtë, por me këtë gjeneratën e re janë të fokusuar në rrjetet sociale. Duhet ta shijojmë këtë ndeshje, me respekt ndaj kundërshtarit, është në duart tuaj të lini zemrën dhe shpirtin në fushë.

Të dyja skuadrat i kanë përgatitur. Është ndeshje ndryshe, do jetë gjithmonë ndryshe. Për futbollin flitet në fushë, çfarë ndodh më pas do flitet aty. Kanë lojtarë të mirë, po ashtu edhe ne. Edhe skuadra tjetër ka trajner të shkëlqyer, mund të them edhe nga skuadra jonë trajner shumë të mirë. Kështu do flasim vetëm për futboll”, deklaroi ai.

The post Sylvinho s’i trembet Serbisë, porosi futbollistëve: Të lini zemrën dhe shpirtin në fushë! appeared first on Ditar.al.

Botërori 2026/ Kombëtarja e Serbisë mbërrin në Tiranë, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie
Kombëtarja e Serbisë ka mbërritur në Shqipëri. Policia e Shtetit bën me dije se ka shoqëruar ekipin e futbollit të kombëtares së Serbisë nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas drejt Tiranës.

Masat e sigurisë janë zbatuar nga strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, duke garantuar një itinerar të sigurt dhe pa incidente, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.

Policia e Shtetit bëri të ditur se do të vijojë të zbatojë të gjitha masat e planifikuara në Planin e Posaçëm për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm.

“Policia fton qytetarët dhe tifozët sportdashës që të kontribuojnë për një atmosferë qytetare, sportive dhe të kulturuar, në respekt të rregullave dhe të mikpritjes shqiptare”, thekson Policia.

Përballja mes Shqipëriës dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

The post Botërori 2026/ Kombëtarja e Serbisë mbërrin në Tiranë, shoqërohet nën masa të rrepta sigurie appeared first on Ditar.al.

Shisnin bileta në treg të zi për ndeshjen Shqipëri-Serbi, tre të arrestuar
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës. Ata akuzohen se kanë ngritur një skemë abuzive për shitjen e biletave në treg të zi për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Po ashtu janë proceduar dhe dy të tjerë, përfshirë një të mitur, të cilët përmes rrjeteve sociale kërkonin të shinsin bileta, që varionin nga 300-1000 euro.

Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë luhet më 7 qershor, në stadiumin Arena Kombëtare, e vlefshmie për kualifikueset e Botërorit 2026.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, pas zbulimit të një skeme të shitjes abuzive të biletave për ndeshjen Shqipëri–Serbi në rrjetin social Instagram.

Sipas autoriteteve, tre shtetas – L. M. (34 vjeç), A. T. (23 vjeç) dhe I. L. (24 vjeç) – janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë, përfshirë një 16-vjeçar, janë proceduar në gjendje të lirë. Ata dyshohen për shitjen e biletave me çmime shumë më të larta se ato të përcaktuara nga Federata Shqiptare e Futbollit (FShF).

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, ndërsa materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

The post Shisnin bileta në treg të zi për ndeshjen Shqipëri-Serbi, tre të arrestuar appeared first on Ditar.al.

Botërori 2026/ Strakosha dhe Hoxha: E kemi studiuar mirë Serbinë, për ne vlejnë vetëm tre pikët
Shqipëria do të përballet me Serbinë më 7 qershor në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Skuadra ka nisur përgatitjet zyrtare prej ditës së hënë, teksa tashmë trajneri Silvinjo ka në dispozicion të gjithë ekipin.

Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha dhe Arbër Hoxha dolën sot në konferencën zyrtare për media, ku iu përgjigjën interesit dhe pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë sfidë.

Portieri i Kombëtares, Thomas Strakosha tha përpara gazetarëve se skuadra ndihet gati për këtë sfidë dhe që do të futen në fushë për të marrë tre pikët.

Ai tregoi se ekipi e ka studiuar mirë Serbinë dhe se çfarë duhet të ketë parasysh për këtë takim. Në fund, Strakosha tha se ndeshja ndaj Serbisë është njëlloj si të gjitha sfidat e tjera, një ndeshje futbolli.

Komentet e dy futbollistëve:

Përballja me Sërbinë – Nuk e shikoj vetëm personalisht, i gjithë grupi duhet të punojë mirë. Eshte nje ekip me shumë kualitet dhe eksperiencë. Ka bërë dy ndeshje të mira tani në fund. Por edhe ne kemi kualitet dhe mund ta përballojmë mirë këtë ndeshje. Jemi gati.

Si po e përjeton grupi këtë ndeshje? – Të gjithë çunat janë të përgatitur mirë, kanë emocione si në çdo ndeshje. Për tifozët është diçka më shumë. Po për ne vlen tre pikëshi dhe duam ta përballojmë mirë ndeshjen dhe t’i bëjmë tifozët të lumtur dhe të gëzojmë të gjithë bashkë.

Ndeshja me Serbinë nuk është si gjithë të tjerat – Ne e shikojmë nga ana sportive, vlejnë tre pikët. Duhet të tregojmë që e meritojmë një botëror dhe ndeshja me Serbinë është më e rëndësishmja tani për tani për të vazhduar ëndrrën tonë që është Botërori. Ne e kemi përgatitur shumë mirë ndeshjen deri tani, çunat janë pozitivë. Besoj mund t’ia dalim.

Çfarë duhet të kesh parasysh si portier? – Në goditje standarde janë të mirë, krosojnë mirë në zonë. E rëndësishme është që të jemi të gjithë të përqëndruar, mos të vijë topi deri aty. Besoj kemi treguar edhe me kundërshtarë edhe më të vështirë që kemi grupin e mirë. I dimë gabimet tona dhe do provojmë mos ta bëjmë më.

Kujt lojtari i druheni më tepër? – Një lojtar veç jo, por si ekip e dimë që në kundërsulm dhe goditje standarde janë shumë të mirë. E kemi përgatitur ndeshjen si ekip dhe jo individualisht.

Një thirrje për tifozët shqiptarë – Një thirrje të veçantë jo, është një ndeshje futbolli. Çfarë ka ndodhur jashtë është tjetër gjë. Të gjithë tifozët na kanë mbështetur kudo dhe besoj se do të na mbështesin edhe në këtë ndeshje. Kam respekt për çdo tifoz shqiptar sepse na kanë mbështetur.

Sa gati jeni për këtë ndeshje – Në karrierën time kam pasur edhe momente ku nuk kam luajtur. Nuk besoj që është problem, pasi stërvitem gjithmonë. Ndihem gati dhe jam mirë.

E vështirë të përqëndrohesh në fushë në këtë ndeshje? A mund të vendoset vendi i dytë në këtë sfidë? – Ne jemi profesionistë dhe përqëndrohemi në çdo ndeshje ashtu si duhet. Do jetë një ndeshje e rëndësishme po, po jo që vendos se cili ekip renditet në vendin e dytë apo të tretë. Është një ndeshje e vështire, ku duhet të japim maksimumin. Nuk mbaron asgjë tani.

The post Botërori 2026/ Strakosha dhe Hoxha: E kemi studiuar mirë Serbinë, për ne vlejnë vetëm tre pikët appeared first on Ditar.al.

ZYRTARE/ Milan prezanton Igli Taren si drejtor sportiv
Të hënën pasdite, klubi italian, AC Milan, ka prezantuar Igli Taren si drejtor sportiv. Klubi kuqezi ka njoftuar se Tare do t’i raportojë direkt shefit ekzekutiv, Giorgio Furlani.

“Jemi të lumtur ta presim Igli Taren në familjen rossonere. Ai është personi i duhur për të bërë rifillimin tonë. Ka kompetencë, vendosmëri dhe vlera të shumta, të kombinuara me një kuptim të thellë të futbollit italian dhe të vizionit ndërkombëtar. Këto e bëjnë Taren profil ideal për të mbështetur kapitullin e ardhshëm të klubit, përmes zhvillimit të një projekti ambicioz sportiv”, ka thënë Furlani.

Gjatë fjalës së tij, Tare nuk e fshehu entuziazmin dhe pohoi se të bëhesh pjesë e skuadrës së Milan është përgjegjësi dhe burim krenarie.

Ai garantoi se do të vendosë të gjithë ekperiencën e tij në funksion të Milaniy. Sipas Tares, klubi italian shtë i vendosur të kthehet në ballë të futbollit italian dhe futbollit atij evropian

“Të bëhesh pjesë e një klubi si AC Milan është burim krenarie dhe përgjegjësi e madhe. Falënderoj klubin që më besoj këtë rol. Klubi e njeh vendosmërinë time dhe dëshirën për sukses. Do ta vë gjithë përvojën time në shërbim të këtij klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në ballë të futbollit italian dhe futbollit evropian”, ka thënë Tare.

The post ZYRTARE/ Milan prezanton Igli Taren si drejtor sportiv appeared first on Ditar.al.

Igli Tare drejtor sportiv i Milanit, mungon vetëm zyrtarizimi
Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare Igli Tare, është drejtori i ri sportiv i klubit të famshëm italian, Milan.  Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, në mediat italiane flitet se Tare ka nënshkruar një marrëveshje që do të jetë e vlefshme për dy vjet me opsion për një sezon të tretë, me një pagë prej 800 mijë eurosh në vit.

Ndërkohë edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e ka uruar Taren për detyrën e re përmes një postimi në rrjete sociale.

Pas afro dy dekadash në strukturat e Lazios, ku u bë një nga figurat më të respektuara në menaxhimin sportiv, Tare pritet të sjellë në “San Siro” qasje të reja në ndërtimin e ekipit dhe në identifikimin e talenteve.

Për Igli Taren, kjo është një sfidë e re në një nga klubet më prestigjoze në Itali dhe Evropë, por edhe një detyrë me shumë përgjegjësi.

The post Igli Tare drejtor sportiv i Milanit, mungon vetëm zyrtarizimi appeared first on Ditar.al.

Botërori 2026/ FSHF ndryshon strategjinë, biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi do bëhen me përzgjedhje automatike
Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri-Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata e Futbollit njofton se do të ndjekë një procedurë të posaçme për shitjen e biletave, me qëllim menaxhimin sa më efikas të kërkesës së lartë nga tifozët shqiptarë.

Duke qenë se kërkesat pritet të tejkalojnë kapacitetin e stadiumit, FSHF bën me dije se nuk do të ketë shitje të menjëhershme të biletave, por do të ndiqet procedura e mëposhtme:

–Tifozët do të kenë mundësinë të plotësojnë një formular aplikimi elektronik, për të shprehur interesin e tyre për të siguruar bileta. Ky formular do të publikohet nga FSHF më 15 maj 2025.

–Çdo aplikant mund të kërkojë deri në 4 bileta.

– Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, do të kryhet një përzgjedhje e rastësishme dhe automatike përmes shortit kompjuterik të aplikantëve, të cilët do të kenë më pas mundësinë për të blerë biletat.

– Të përzgjedhurit do të njoftohen disa ditë para ndeshjes nëpërmjet adresës së tyre elektronike.

– Pas njoftimit, ata do të marrin një link unik për të kryer pagesën online, në periudhën 30 maj – 2 qershor 2025.

– Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen në adresën e regjistruar të emailit.

FSHF thekson se bileta mund të transferohet vetëm një herë. Çdo transferim i mëtejshëm do ta bëjë biletën të pavlefshme.

The post Botërori 2026/ FSHF ndryshon strategjinë, biletat e ndeshjes Shqipëri-Serbi do bëhen me përzgjedhje automatike appeared first on Ditar.al.