Ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare Igli Tare, është drejtori i ri sportiv i klubit të famshëm italian, Milan. Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, në mediat italiane flitet se Tare ka nënshkruar një marrëveshje që do të jetë e vlefshme për dy vjet me opsion për një sezon të tretë, me një pagë prej 800 mijë eurosh në vit.
Ndërkohë edhe kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e ka uruar Taren për detyrën e re përmes një postimi në rrjete sociale.
Pas afro dy dekadash në strukturat e Lazios, ku u bë një nga figurat më të respektuara në menaxhimin sportiv, Tare pritet të sjellë në “San Siro” qasje të reja në ndërtimin e ekipit dhe në identifikimin e talenteve.
Për Igli Taren, kjo është një sfidë e re në një nga klubet më prestigjoze në Itali dhe Evropë, por edhe një detyrë me shumë përgjegjësi.