Ditar.al

UEFA propozon Philippe Diallo për kreun e FIFA-s, francezi sfidon Gianni Infantinon në zgjedhjet e 2027-ës
Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, pritet të kandidojë për postin e presidentit të FIFA-s në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke u bërë një kandidat surprizë në garën për drejtimin e organizmit më të lartë të futbollit botëror.

Kandidatura e tij u propozua të hënën nga UEFA, pas një mbledhjeje të Komitetit Ekzekutiv. Diallo e ka pranuar ftesën, ndërsa kandidatura e tij pritet të marrë miratimin zyrtar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit.

Ai do të përballet në garë me zyrtarin japonez Kozo Tashima dhe presidentin aktual Gianni Infantino, i cili synon një mandat të ri në krye të FIFA-s.

UEFA argumentoi se kandidatura e Diallos vjen në një moment shqetësimesh për drejtimin e FIFA-s, duke theksuar nevojën për të rikthyer unitetin dhe besimin në komunitetin ndërkombëtar të futbollit.

Infantino, i cili u zgjodh për herë të parë në vitin 2016, është përballur me kritika të forta muajt e fundit pas propozimit për një plan investimesh private, që parashikonte përfshirjen e investitorëve të jashtëm në një kompani tregtare të FIFA-s, të quajtur FIFA Forward Enterprise (FFE). Nisma u tërhoq më vonë pas kundërshtimeve të shumta nga komuniteti i futbollit.

Zgjedhjet për presidentin e FIFA-s do të zhvillohen më 18 mars 2027, gjatë Kongresit të 77-të të organizatës, që do të mbahet në Rabat të Marokut.

The post UEFA propozon Philippe Diallo për kreun e FIFA-s, francezi sfidon Gianni Infantinon në zgjedhjet e 2027-ës appeared first on Ditar.al.

EMRI/ Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve të rënda
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës, ku një automjet është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lulaj dhe ka mbetur i plagosur një person tjetër, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, situata në këtë aks rrugor vijon të jetë e rënduar.

Pritet që edhe blutë të dalin me një njoftim zyrtar për aksidentin.

The post EMRI/ Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve të rënda appeared first on Ditar.al.

Përplasje te Kryeministria, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë në Bulevard
Qytetarët kanë dalë sërish në protestë para Kryeministrisë, teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Por në ditën e 170-të të protestës qytetare nuk munguan tensionet mes protestuesve dhe policisë.

Efektivët nuk i kanë lejuar qytetarët të qëndrojnë në mes të bulevardit, pasi bllokimi i rrugës do kundërpërgjigjet me masa administrative.

Shqiponja dhe forcat blu i kanë shtyrë me forcë protestuesit te trotuari përballë pranë selisë së Kuvendit, për të vijuar tubimin aty.

Protestat kundër qeverisë kanë nisur që në fund të muajit maj, teksa qytetarët kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

The post Përplasje te Kryeministria, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë në Bulevard appeared first on Ditar.al.

SPAK dërgoi për gjykim dosjen “Balluku”, reagon Bardhi: Korrupsioni dirigjohet nga maja e qeverisë
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar SPAK-un se ka vepruar me standarde të dyfishta në çështjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas dërgimit të dosjes në gjykatë.

Në një postim në rrjete sociale, Bardhi thotë se dërgimi i dosjes në GJKKO konfirmoi sipas tij një të vërtetë të rëndësishme se korrupsioni dirigjohet nga maja e qeverisë.

Bardhi akuzon SPAK se zgjodhi pazaret politike me Edi Ramën përpara parimit themelor të një shteti demokratik: barazisë para ligjit.

Demokrati u ndal edhe te deklarata e kreut të SPAK, Klodian Braho lidhur me kërkesën për imunitetin e Ballukut dhe arsyen se përse Prokuroria e Posaçme nuk iu drejtua Kuvendit me një kërkesë të dytë.

“Kjo nuk do të thotë as më shumë e as më pak, por që Edi Rama vendos për politikën penale të SPAK-ut. Me vendimet në Parlament dhe me zbatimin e tyre prej SPAK-ut, Edi Rama vendos kush arrestohet dhe kush jo”- thotë Braho.

Reagimi i plotë:

Dërgimi sot në gjykatë i dosjes së Belinda Ballukut konfirmoi një të vërtetë të rëndësishme: Korrupsioni dirigjohet nga maja e qeverisë.

Belinda Balluku është zyrtarja me akuzat më të rënda që nga ngritja e SPAK-ut: korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe pabarazi në tendera – 15 krime. Vetëm për tenderin e Llogarasë, SPAK thotë se dëmi (vjedhja) është rreth 60 milionë euro dhe se vetëm dy nga vilat që janë faktuar deri tani si pjesë e korrupsionit të saj, kushtojnë 1.8 milionë euro.

Megjithatë, SPAK zgjodhi pazaret politike me Edi Ramën përpara parimit themelor të një shteti demokratik: barazisë para ligjit. SPAK e çoi dosjen në gjykatë me 4 akuza të reja dhe me prova të reja, mes të cilave edhe dy vilat e fshehura me vlerë 1.8 milionë euro, por nuk solli në Kuvend një kërkesë të re për heqjen e imunitetit për arrestimin e saj, duke iu nënshtruar vullnetit korruptiv dhe antidemokratik të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.

Klodian Braho ka pranuar sot se për të marrë një vendim të tillë SPAK u mbështet te arsyetimi i shumicës parlamentare, kur kjo shumicë, nën drejtimin e Edi Ramës dhe pengmarrjen nga Belinda Balluku, rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj. Kjo nuk do të thotë as më shumë e as më pak, por që Edi Rama vendos për politikën penale të SPAK-ut. Me vendimet në Parlament dhe me zbatimin e tyre prej SPAK-ut, Edi Rama vendos kush arrestohet dhe kush jo.

Ky është më shumë sesa një standard i dyfishtë! Është edhe më shumë se shkelje e barazisë para ligjit. Ky është dorëzim i drejtësisë tek korrupsioni dhe ndarje e pushtetit të korruptuar me Edi Ramën dhe Belinda Ballukun.

Kushtetuta e përcakton qartë se Kuvendi nuk është prokurori dhe Edi Rama nuk është drejtuesi i SPAK-ut! Vendimi politik i shumicës nuk mund të diktojë hetimet dhe vendimmarrjen e një institucioni të pavarur të drejtësisë, gjithmonë, nëse drejtësia vendos ligjin para interesit politik.

Rasti i Belinda Ballukut ka zhbërë një investim 10-vjeçar të partnerëve perëndimorë dhe ka damkosur SPAK-un si një institucion në varësi të Edi Ramës, sepse, për të njëjtën dosje, drejtësia nuk mund të ketë një standard për Evis Berberin dhe një tjetër për Belinda Ballukun. Minimalisht, kjo do të thotë se hetimet për Belinda Ballukun janë të paplota.

Kur Kuvendi i përcakton kufijtë e hetimit, cenohet pavarësia e drejtësisë! Në momentin kur Kuvendi i përcakton SPAK-ut standardin dhe kufijtë e zbatimit të ligjit dhe prokurorët e pranojnë këtë si normalitet, parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve merr një goditje të rëndë. Nëse prokuroria e kushtëzon veprimtarinë e saj me vullnetin e shumicës parlamentare, atëherë lind një problem serioz për pavarësinë e saj dhe për besimin e qytetarëve te drejtësia.

Mosheqja e imunitetit të Belinda Ballukut ka penguar SPAK-un të ushtrojë të gjitha mjetet procedurale të nevojshme për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm. Kjo ngre një çështje thelbësore: a u zbatua i njëjti standard hetimor për të gjithë të pandehurit?  Nëse provat janë siguruar kryesisht përmes kontrollit personal të të pandehurit Evis Berberi, përse nuk iu nënshtrua të njëjtës masë procedurale edhe Belinda Balluku? Nëse të dhënat e hetimit janë siguruar përmes kontrollit të banesës së Evis Berberit, përse nuk u kërkua zbatimi i të njëjtit standard edhe për banesën e Belinda Ballukut?

Këto nuk janë pyetje dytësore. Janë pyetje thelbësore për barazinë para ligjit, për paanshmërinë e hetimit dhe për besueshmërinë e vetë SPAK-ut. Përgjigjja që kërkohet është e qartë: përse nuk u ndoq i njëjti standard procedural për të dy të pandehurit? Përse SPAK-u nuk e rikërkoi në Kuvend autorizimin për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, në mënyrë që hetimi të mund të vijonte me të gjitha mjetet procedurale që parashikon ligji?

Kur një hetim kufizohet nga pengesa politike dhe organi i akuzës nuk ndërmerr të gjitha hapat institucionalë për t’i kapërcyer ato, publiku ka të drejtë të kërkojë shpjegime. Pavarësia e drejtësisë nuk provohet me deklarata, por me vendime dhe veprime konkrete, sidomos kur përballë ligjit qëndrojnë njerëz me pushtet politik.

Dhe ka një tjetër çështje, për të cilën SPAK-u duhet të japë një përgjigje të qartë dhe publike: A është gjetur kutia me tufa eurosh në vilën e pushimit të Belinda Ballukut? Nëse jo, a është kontrolluar banesa e saj për të verifikuar nëse paratë mund të jenë zhvendosur atje?

Këto janë pyetje që nuk mund të mbeten pa përgjigje. Nëse bëhet fjalë për para që dyshohet se burojnë nga korrupsioni apo nga abuzimi me fondet publike, detyrimi i institucioneve është të hetojnë origjinën e tyre, të identifikojnë përgjegjësit dhe, nëse provohet paligjshmëria, të sigurojnë konfiskimin dhe kthimin e tyre në interes të qytetarëve shqiptarë.

Ligji nuk mund të jetë i rreptë për ata që nuk kanë pushtet dhe i negociueshëm për ata që e ushtrojnë atë. Imuniteti nuk mund të shndërrohet në mburojë nga hetimi dhe pavarësia e SPAK-ut nuk mund të varet nga vullneti i shumicës parlamentare. Shqiptarët nuk kërkojnë drejtësi selektive. Kërkojnë që ligji të zbatohet njësoj për të gjithë. Pa përjashtime, pa standarde të dyfishta dhe pa mburoja politike.

The post SPAK dërgoi për gjykim dosjen “Balluku”, reagon Bardhi: Korrupsioni dirigjohet nga maja e qeverisë appeared first on Ditar.al.

Kina konfirmon samitin e parë Xi-Trump-Putin, në fokus armët bërthamore
Kina ka konfirmuar se presidenti Xi Jinping do të presë homologët e tij amerikan dhe rus, Donald Trump dhe Vladimir Putin, më 19 nëntor në qytetin jugor të Shenzhenit.

Në një deklaratë të shkurtër të publikuar sot, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze bëri të ditur se tre liderët do të takohen në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Ministria nuk dha detaje të tjera mbi agjendën e takimit.

Ky do të jetë takimi i parë trepalësh mes liderëve të tri fuqive më të mëdha bërthamore në botë. Secili prej tyre ka zhvilluar takime dypalëshe me dy të tjerët, por deri më tani nuk janë ulur asnjëherë së bashku në një tryezë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi për takimin më 13 nëntor, ndërsa Kremlini e konfirmoi një ditë më vonë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, deklaroi se Trump do të diskutojë “reduktimin e armëve bërthamore në botë”.

Presidenti amerikan ka shprehur bindjen se bisedimet mund të çojnë në një marrëveshje të re mes shteteve me arsenalet më të mëdha bërthamore. Traktati New START, marrëveshja e fundit për kontrollin e armëve mes Uashingtonit dhe Moskës, skadoi më 5 shkurt, duke lënë dy arsenalet më të mëdha bërthamore pa kufizime, ndërsa Kina vijon të zgjerojë kapacitetet e saj.

Trump e kishte ngritur idenë e bisedimeve trepalëshe për kontrollin e armëve fillimisht gjatë vizitës në Pekin në maj dhe më pas në Shtëpinë e Bardhë në shtator. Megjithatë, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), Kina nuk kishte dhënë një përgjigje ndaj këtyre propozimeve.

Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se Trump do të ngrejë gjithashtu çështjen e luftës në Iran, e cila ka penguar transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit dhe ka rritur çmimet e energjisë në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë, lufta në Ukrainë nuk pritet të jetë pjesë e diskutimeve zyrtare. Një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se Kina nuk është pjesë e kanalit të veçantë të negociatave që përfaqësuesit e SHBA-së po zhvillojnë me Moskën dhe Kievin.

Megjithatë, sipas The Washington Post, Kremlini ka bërë të ditur se Putin synon ta ngrejë çështjen e Ukrainës gjatë takimit në Shenzhen.

Nuk është parashikuar një takim dypalësh mes Trump dhe Putinit, ndërsa presidenti amerikan do të zhvillojë një drekë pune me Xi Jinping.

Sipas The Wall Street Journal, Putin e kishte propozuar për herë të parë formatin trepalësh gjatë një bisede telefonike me Trump më 9 tetor, me synimin për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë.

Propozimi shkaktoi reagime edhe në Bashkimin Evropian. Më 19 tetor, zëdhënësi i Komisionit Evropian për politikën e jashtme, Christian Wiegand, deklaroi se nëse Putin dëshiron t’i japë fund luftës, “mund ta ndalojë atë që sot”.

Një ditë më vonë, shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, akuzoi Uashingtonin se po i bën presion Ukrainës për t’u “dorëzuar sipas kushteve të Putinit”.

Trump është nisur sot nga Uashingtoni drejt Filipineve, ku do të marrë pjesë në samitin e ASEAN-it, përpara se të udhëtojë drejt Shenzhenit.

The post Kina konfirmon samitin e parë Xi-Trump-Putin, në fokus armët bërthamore appeared first on Ditar.al.

6 muaj protesta kundër tij, Rama: Flamingot morën vëmendje për shkak të hijes së Trump
Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Bashkimit Evropian, kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me protestat e zhvilluara prej muajsh kundër tij.

Rama pretendoi se pas ‘Revolucionit Flamingo’ qëndron hija e Donald Trump dhe kjo sipas tij ka bërë që e gjithë bota të mësojë për protestat në Shqipëri.

Rama tha se pas ‘revolucionit flamingo’ qëndron ‘hija e Donald Trump’ dhe kjo sipas tij ka bërë që e gjithë bota të mësojë për protestat në Shqipëri.

“Ajo që ka ndodhur në muajt e fundit ka qenë gjerësisht publike, madje pati edhe një emër, ‘Revolucioni i flamingove’, dhe tërhoqi vëmendjen e botës, sepse pas saj qëndronte edhe hija e Donald Trump. Nuk jam shumë i sigurt se, nëse nuk do të ishte Donald Trump, dikush do të interesohej për flamingot në Shqipëri.

Mënyra se si e shoh unë është disi ndryshe. Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë. Njerëzit kërkojnë më shumë dhe kanë të drejtën legjitime të kërkojnë më shumë vëmendje dhe të ngrenë pikëpyetje për këtë çështje. Ky është pikërisht fakti se pse jemi kaq të lidhur ngushtë me BE-në, gjë që ka qenë shumë dobiprurëse”, u shpreh Rama.

The post 6 muaj protesta kundër tij, Rama: Flamingot morën vëmendje për shkak të hijes së Trump appeared first on Ditar.al.

AP: NATO anulon samitin e liderëve në Shqipëri vitin e ardhshëm, redukton takimet e nivelit të lartë
NATO po i pakëson takimet e nivelit të lartë dhe nuk do të mbajë një samit udhëheqësish në Shqipëri vitin e ardhshëm, siç ishte planifikuar më parë, për shkak të tensioneve brenda aleancës mbi shpenzimet e mbrojtjes , Iranin dhe luftën në Ukrainë, shkruan Associated Press.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha të enjten se “ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të zhvillohet samiti, sigurisht jo në vitin 2027”. Ai tha se “në vitin 2028, nëse do të jetë një samit, do të jetë në Tiranë”.

Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e minimizoi çështjen. “Ne jemi fleksibël me samitet e NATO-s”, i tha ai Associated Press në një intervistë. “Ne kemi samite kur kemi nevojë për to”, tha ai, dhe do ta mbajmë samitin e radhës “kur të jetë e nevojshme”.

Deri rreth një dekadë më parë, NATO mbante samite çdo dy vjet.

Takimet ministrore po shkurtohen gjithashtu

Nuk bëhet fjalë vetëm për takime midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe homologëve të tij.

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s zakonisht takohen në tetor, por muajin e kaluar nuk u zhvilluan bisedime dhe asnjë nuk është planifikuar për tetorin e vitit 2027. Ministrat e jashtëm kanë vetëm një takim të planifikuar vitin e ardhshëm, në vend të dy, sipas asaj që NATO e përshkruan si një “paketë riorganizimi”.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio, që kur kanë ardhur në detyrë, kanë anashkaluar secili një takim të NATO-s ose janë larguar para se të mbaronin bisedimet. Hegseth i ka përdorur takimet ministrore të mbrojtjes për të qortuar ose për të bindur aleatët evropianë dhe Kanadanë.

Pyetje rreth shpenzimeve të mbrojtjes së Shqipërisë

Samiti i planifikuar në Shqipëri nxjerr në pah sfidat e aleancës. Shqipëria u emërua pritëse e vitit të ardhshëm në vitin 2025, por emri i saj u hoq nga një deklaratë e samitit të korrikut.

Disa aleatë besojnë se Shqipëria nuk po shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen dhe ngurruan ta shpërblenin vendin me ngjarjen e madhe të NATO-s. Qeveria në Tiranë parashikohet të shpenzojë 2.15% të produktit të saj të brendshëm bruto për mbrojtjen këtë vit.

Objektivi i NATO-s është që 32 aleatët të shpenzojnë 3.5% të PBB-së për mbrojtjen bazë deri në vitin 2035 dhe 1.5% për infrastrukturën që lidhet me mbrojtjen. Shqipëria nuk është shkelësi më i keq midis 32 vendeve anëtare. Spanja, Belgjika dhe Sllovenia po shkojnë shumë më keq, shkruan AP.

Samitet shterojnë burimet dhe kanë kosto politike

Por vetë organizimi i një samiti ka kosto të jashtëzakonshme financiare dhe politike. Holandës iu desh një vit përgatitjeje përpara takimit të vitit 2025 në Hagë dhe një investim prej rreth 100 milionë dollarësh.

Zyrtarët thanë se NATO-s do t’i duhej të vendoste për Shqipërinë deri në tetor, në mënyrë që të kishte kohë të mjaftueshme për të organizuar një samit vitin e ardhshëm.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili organizoi galën e këtij viti në kompleksin e tij të madh të pallatit në Ankara, rinovoi një aeroport ushtarak ku mund të mbërrinin udhëheqësit dhe mobilizoi dhjetëra mijëra personel sigurie, duke mbyllur praktikisht pjesë të kryeqytetit. Punonjësve publikë jo-thelbësorë iu dha një javë pushim.

“Gjithmonë ka shumë siguri të përfshirë”, tha Rutte për AP. “Është një ngjarje e kushtueshme të organizosh një takim me 32 aleatë dhe më pas me vendet partnere dhe partnerët Indo-Paqësorë që kemi, si Japonia dhe Koreja, Australia, Zelanda e Re.”

I pyetur nëse ia vlente e gjitha, Rutte tha: “Ia vlen.”

The post AP: NATO anulon samitin e liderëve në Shqipëri vitin e ardhshëm, redukton takimet e nivelit të lartë appeared first on Ditar.al.

Nga 10 tenderët që u manipuluan te fshehja e vilave në jug, SPAK njoftim zyrtar për dosjen “Balluku”
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe 25 personave të tjerë, si dhe dy kompanive.

Ish-numri dy i qeverisë akuzohet për disa vepra penale: “Shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë, në bashkëpunim, në nëntë raste”; “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”; “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”; “Mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë, në dy raste”; “Pastrim të produkteve të veprës penale, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”.

Në listën e të pandehurve janë edhe ish-drejtues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, përfshirë Evis Berberin, Ergys Verdhon dhe Gentian Gjylin, si dhe ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ARRSH-së.

Hetimet lidhen me procedura prokurimi të zhvilluara gjatë kohës kur Balluku drejtonte Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe me një tender të zhvilluar gjatë kohës kur ajo ishte Drejtoreshë e Përgjithshme e Albcontrol.

Në dosje përfshihen edhe akuza për fshehjen e dy vilave luksoze në Palasë dhe Dhërmi, me vlerë të përgjithshme 1.83 milionë euro.

Te pandehurit e tjere:

2. Viola Haxhiademi, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 i Kodit Penal.

3. Evis Berberi, ish Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

– “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga nenet 258/2 e 25 i Kodit Penal.

4. Ergys Verdho, ish Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

5. Gentian Gjyli, ish Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

– “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (dy herë) dhe “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258/2 e 25, 248 e 25 të Kodit.Penal.

6. Erald Elezi, ish Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:

-“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (tre herë), parashikuar nga nenet 258/2 e 25 i Kodit Penal.

7. Genti Raça, ish Përgjegjës i Sektorit të Preventivit në Autoritetin Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

– “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (katër herë), “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258/2 e 25, 248 e 25 të Kodit Penal.

8. Miranda Shkurti, ish Përgjegjës i Sektorit të Prokurimeve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, e akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, (tetë herë), parashikuar nga nenet 258/2 e 25, i Kodit Penal.

9. Jetmira Dervishi, ish Specialiste e Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, e akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodi Penal.

10. Mirzeta Kashnica, ish Specialiste e Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, e akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Shkelja e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodi Penal.

11. Jonida Çeçe, ish Specialiste në Sektorin e Prokurimeve pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, e akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (tre herë), parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.

12. Klarita Konomi, ish Përgjegjës i Sektorit të Hartimit të Projekteve të Brendshme në Autoritetin Rrugor Shqiptar, e akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.

13. Arbër Troka, ish Specialist në Autoritetin Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (dy herë) parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.

14. Adja Strazimiri, ish Specialiste në Sektorin e Hartimit të Projekteve të Huaja, në Autoritetin Rrugor Shqiptar, e akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258/2 e 25, 248 e 25 të Kodit Penal.

15. Anila Sulollari, ish Specialiste në Autoritetin Rrugor Shqiptar, e akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal.

16. Adrian Kroi, ish Specialist në Sektorin e Hartimit të Projekteve, në Autoritetin Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, (tre herë) “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258/2 e 25, 248 e 25 të Kodit Penal.

17. Gëzim Noni, ish Specialist në Sektorin e Hartimit të Projekteve, në Autoritetin Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:
– “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, (tre herë) parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.

18. Nikollaq Mihali, ish Specialist në Sektorin e Hartimit të Projekteve, në Autoritetin Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:
– “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, (tre herë) parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.

19. Eduart Agalliu, ish Specialist në Sektorin e Prokurimeve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:
– “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.

20. Arlinda Gordani, ish Specialiste në Autoritetin Rrugor Shqiptar, e akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (katër herë), parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.

21. Denis Xhoxhi, ish Specialiste në Autoritetin Rrugor Shqiptar, e akuzuar për kryerjen e veprës penale:

-“Shkelje e barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (tre herë), parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal.

22. Dhurata Lazaj,. ish Specialiste në Autoritetin Rrugor Shqiptar, e akuzuar për kryerjen e veprës penale:

-“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (tre herë) parashikuar nga neni 258/2 e 25 të Kodit Penal.

23. Joana Bushi, e akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërma “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287, paragrafi 2, i Kodit Penal.

24. Igli Tare, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal.

25. Pandeli Carapuli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi 1, gërma “b” të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”, sipas nenit 287, paragrafi 2, i Kodit Penal.

26. Arbër Abazi, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

-“Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuara nga nenet 245 dhe 190/2 të Kodit Penal.

27. Personi juridik “Alko Impex General Construction” Degë e shoqërisë së huaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:

– “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

28. Personi juridik “Eurocol” sh.p.k, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:

-“Pastrim i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287, paragrafi 1, gërma “b” të Kodit Penal.

Nga provat e administruara në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, kanë rezultuar fakte penale në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, gjatë ushtrimit të detyrës si zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe gjatë ushtrimit të detyrës së mëparshme si Drejtoreshë e Përgjithshme e Albcontrol sh.a. Fakte penale kanë rezultuar edhe në ngarkim të personave të tjerë përgjegjës në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe në Autoritetin Rrugor Shqiptar, për procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi.

Procedurat e Prokurorimit:

1. Procedura e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë”;

2. Procedura e prokurimit me objekt: “Plotësimi rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

3. Procedura e prokurimit me objekt: “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

4. Procedura e prokurimit me objekt: “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

5. Procedura e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

6. Procedura e prokurimit me objekt: “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

7. Procedura e prokurimit me objekt: “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

8. Procedura e prokurimit me objekt: “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”;

9. Procedura e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durres, Loti 3 (vazhdimi)”;

10. Procedura e prokurimit me objekt “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”.

I – Procedura – “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë);

Fondi limit – 18 967 810 952.08 lekë pa TVSH (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy pikë zero tetë).

Sipas hetimeve, e pandehura Belinda Balluku, në detyrën e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, megjithëse kishte deleguar formalisht përgjegjësitë e titullarit të autoritetit kontraktor te Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në mënyrë të vazhdueshme të gjithë procedurën e prokurimit. Kjo përfshin fazën përgatitore, zhvillimin e procedurës, dorëzimin dhe vlerësimin e ofertave, deri në lidhjen e kontratës. Qëllimi i këtyre veprimeve ka qenë paracaktimi dhe favorizimi i operatorit ekonomik fitues, bashkimi i operatorëve; “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti dhe Asl Insaat Taahhut Ve San.San.Tic. Ltd. Sti. JV”.

Për të realizuar këtë qëllim, e pandehura Belinda Balluku ka mbajtur kontakte të rregullta me të pandehurin Evis Berberi, (fillimisht këshilltar i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, më pas, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar) lidhur me përcaktimin e kritereve të vendosura në dokumentacionin standard të tenderit. Ajo, gjithashtu, ka mbajtur kontakte të rregullta me përfaqësues të shoqërisë fituese, bashkimi i operatorëve; “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti dhe Asl Insaat Taahhut Ve San.San.Tic. Ltd. Sti. JV”, gjatë kohës kur kjo e fundit përgatiste dokumentacionin e pjesëmarrjes në procedurën e prokurimit. Kontaktet me të pandehurin Evis Berberi kanë vijuar edhe gjatë fazës së dorëzimit, vlerësimit të ofertave dhe vendimmarrjes së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për shpalljen e operatorit ekonomik fitues, deri në momentin kur është lidhur kontrata.

Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica kanë shpallur fituesin e kësaj procedure prokurimi, bashkimin e operatorëve ekonomikë, “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti dhe Asl Insaat Taahhut Ve San.San.Tic. Ltd. Sti. JV”, pa plotësuar kriteret e vendosura në dokumentet standarde të tenderit.
Në lidhje me përcaktimin e fondit limit, e pandehura Viola Haxhiademi në bashkëpunim me të pandehurin Ergys Verdho dhe të pandehurin Genti Raça, si persona përgjegjës për shkak të funksionit të tyre, miratuan preventivin në kundërshtim me ligjin, me çmime të fryra, në kundërshtim me manualet teknike të miratuara përmes VKM nr.629, datë 15.7.2015 “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe analizave teknike të tyre”, i ndryshuar.

Nga provat e administruara, mbështetur edhe nga akti i ekspertimit teknik-ndërtimi kryer gjatë hetimeve paraprake, ka rezultuar se fondi limit është përllogaritur në kundërshtim me ligjin, duke i shkaktuar një dëm ekonomik shtetit, në vlerën 2 006 535 459.99 (dy miliard e gjashtë milion e pesëqind e tridhjetë e pesë mijë e katërqind e pesëdhjetë e nëntë milion pikë nëntëdhjetë e e nëntë) lekë.

Në lidhje me procedurën për miratimin e projektpreventivit të rishikuar gjatë zbatimit të kontratës me objekt: “Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë”, kanë rezultuar veprime të kundraligjshme të personave përgjegjës të autoritetit kontraktor; Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si edhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, institucion në varësi të saj.

Në lidhje me procedurën e miratimit të preventivit të rishikuar, rezulton se e pandehura Viola Haxhiademi, në bashkëpunim me të pandehurit Gentian Gjylin, Genti Raçën, Adja Strazimirin, Anila Sulollarin dhe Adrian Kroin, kanë miratuar në kundërshtim me ligjin preventivin e rishikuar gjatë zbatimit të kontratës me objekt: “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Miratimi i preventivit të rishikuar është bërë në kundërshtim me ligjin, me volume dhe çmime të fryra, pa iu nënshtruar shqyrtimit teknik të sektorëve përkatës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pa kryerjen e verifikimeve të duhura për të argumentuar volumet dhe çmimet, pa pasur një analizë teknike për këtë preventiv.
Nga provat e administruara, mbështetur edhe nga akti i ekspertimit teknik-ndërtimi, kryer gjatë hetimeve paraprake, ka rezultuar se preventivi i rishikuar është miratuar në kundërshtim me ligjin, duke i shkaktuar një dëm ekonomik shtetit, në vlerën 5 477 232 724.67 (pesë miliardë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e dyqind e tridhjetë e dy mijë e shtatëqind e njëzet e katër pikë gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.

II. Procedura – “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
Fondi limit – 2.375.552.033,75 lekë pa TVSH (dy miliardë e treqind e shtatëdhjetë e pesë milionë e pesëqind e dy mijë e tridhjetë e tre pikë shtatëdhjetë e pesë).
Sipas hetimeve, e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, (Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar), si dhe të pandehurën Miranda Shkurti, (Përgjegjëse e Sektorit të Prokurimeve pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar), ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e prokurimit, me qëllim paracaktimin dhe favorizimin e shoqërisë “Salillari” sh.p.k.
Të pandehurit, Gentian Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, personat përgjegjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar,të cilët kanë vepruar në fazën përgatitore të kësaj procedure prokurimi, për përllogaritjen e vlerës së preventivit, relacionin teknik, përcaktimin e fondit limit, për Qendrën e Monitorimit të Trafikut (QMT), kanë kryer veprime të kundraligjshme, me qëllim favorizimin e shoqërisë fituese të kësaj procedure prokurimi, shoqërinë “Salillari” sh.p.k.
Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, të pandehurit Jonida Çeçe, Adrian Kroi dhe Denis Xhoxhi kanë shkurtuar afatin ligjor të paraqitjes së ofertave dhe kanë vendosur kritere të paargumentuara, duke kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të huaj dhe duke paracaktuar dhe favorizuar shoqërinë, “Salillari” sh.p.k.

III- Procedura – “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
Fondi limit – 2 485 599 781.248 lekë pa TVSH (dy miliardë e katërqind e tetëdhjetë e pesë milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e një pikë dyqind e dyzet e tetë).
Me të njëjtën mënyrë veprimi, hetimi ka dokumentuar se e pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurit Evis Berberi dhe Miranda Shkurti, kanë orientuar dhe ndikuar në paracaktimin dhe favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure prokurimi, BOE “4A-M & ED Konstruksion sh.p.k. dhe IDK Konstruksion sh.p.k.”.
Anëtarët e Njësisë së Prokurimit të pandehurit, Eduart Agalliu, Arbër Troka dhe Genti Raça kanë shkurtuar afatin ligjor të paraqitjes së ofertave dhe kanë vendosur kritere të paargumentuara, duke kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të huaj dhe favorizuar operatorin e mësipërm.

IV-Procedura, “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri-Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
Fondi limit – 2 559 318 901.29 lekë pa TVSH (dy miliardë e pesëqind e pesëdhjetë e nëntë milionë e treqind e tetëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e një pikë njëzet e nëntë).
Me të njëjtën mënyrë veprimi, hetimi ka dokumentuar se e pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurit Evis Berberi dhe Miranda Shkurti, kanë orientuar dhe ndikuar në paracaktimin dhe favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure prokurimi, “Albstar” sh.p.k.
Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, të pandehurit, Jonida Çeçe, Adrian Kroi dhe Denis Xhoxhi kanë shkurtuar afatin ligjor të paraqitjes së ofertave dhe kanë vendosur kritere të paargumentuara duke kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të huaj dhe favorizuar operatorin e mësipërm.

V- Procedura – “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”,
Fondi limit – 2 096 958 794.70 lekë pa TVSH (dy miliardë e nëntëdhjetë e gjashtë milionë e nëntëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër pikë shtatëdhjetë).

Me të njëjtën mënyrë veprimi, hetimi ka dokumentuar se e pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurit Evis Berberi dhe Miranda Shkurti, kanë orientuar dhe ndikuar në paracaktimin dhe favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure prokurimi, BOE “Euroteorema Peqin” sh.p. k & “PE-VLA-KU” sh.p. k & “Nova Construction 2012” sh.p.k.

Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, të pandehurit, Jonida Çeçe, Adrian Kroi dhe Denis Xhoxhi, kanë shkurtuar afatin e paraqitjes së ofertave dhe kanë vendosur kritere të paargumentuara, duke kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të huaj dhe favorizuar operatorin e mësipërm.

Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit Erald Elezi, Klarita Konomi dhe Miranda Shkurti, e kanë kualifikuar këtë operator në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit.

VI- Procedura – “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
Fond limit – 1 939 309 894.55 lekë pa TVSH (një miliardë e nëntëqind e tridhjetë e nëntë milionë e treqind e nëntë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e katër pikë pesëdhjetë e pesë).
Me të njëjtën mënyrë veprimi, hetimi ka dokumentuar se e pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurit Evis Berberi dhe Miranda Shkurti, kanë orientuar dhe ndikuar në paracaktimin dhe favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure prokurimi, bashkimin e operatorëve ekonomikë, “G.P.G Company sh.p.k, & Senka sh.p.k”.
Të pandehurit Miranda Shkurti, Dhurata Lazaj dhe Nikollaq Mihali, nën cilësinë e anëtarëve të Njësisë së Prokurimit, kanë shkurtuar afatin e paraqitjes së ofertave dhe kanë vendosur kritere të paargumentuara, duke kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të huaj dhe favorizuar operatorin e mësipërm.
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit, Gëzim Noni, Genti Raça dhe Arlinda Gordani, e kanë shpallur fitues këtë bashkim në kundërshtim me kriteret e dokumenteve standarde të tenderit.

VII- Procedura – “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”; Fondi limit – 1 816 355 589.63 lekë pa TVSH (një miliard e tetëqind e gjashtëmbëdhjetë milion e treqind e pesëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e nëntë pikë gjashtëdhjetë e tre).
Me të njëjtën mënyrë veprimi, hetimi ka dokumentuar se e pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurit Evis Berberi dhe Miranda Shkurti, kanë orientuar dhe ndikuar në paracaktimin dhe favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure prokurimi, shoqërinë “Gjoka Konstruksion” sh.a.

Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, të pandehurit, Miranda Shkurti, Dhurata Lazaj dhe Nikollaq Mihali, kanë shkurtuar afatin ligjor për paraqitjen e ofertave dhe kanë kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të huaj.

Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit, Genti Raça, Arlinda Gordani dhe Gëzim Noni, e kanë shpallur fituese, këtë shoqëri në kundërshtim me kriteret e dokumenteve standarde të tenderit.

VIII- Procedura “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”; Fondi limit – 2 353 597 373.94 lekë pa TVSH (dy miliardë e treqind e pesëdhjetë e tre milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre pikë nëntëdhjetë e katër).
Me të njëjtën mënyrë veprimi, hetimi ka dokumentuar se e pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurit Evis Berberi dhe Miranda Shkurti, kanë orientuar dhe ndikuar në paracaktimin dhe favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure prokurimi, bashkimin e operatorëve ekonomikë “Alko-Impex General Construcion” Degë e shoqërisë së huaj dhe “2T” sh.p.k.
Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, të pandehurit, Miranda Shkurti, Dhurata Lazaj dhe Nikollaq Mihali, kanë shkurtuar afatin ligjor për paraqitjen e ofertave dhe kanë kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të huaj.
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit, Arbër Troka, Arlinda Gordani dhe Gëzim Noni, e kanë shpallur fitues këtë bashkim operatorësh në kundërshtim me kriteret e tenderit.

Administratori i shoqërisë “Alko-Impex General Construction”, Degë e shoqërisë së huaj, i pandehuri Arbër Abazi, ka paraqitur dokumentacion të rremë për plotësimin e kritereve të dokumenteve standarde të tenderit.

Hetimi ka zbuluar se e pandehura Belinda Balluku ka në pronësi faktike, pasurinë e paluajtshme “Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27”, me sipërfaqe totale 478 m2, me vendndodhje “Green Coast”, Palasë, Himarë.

Kjo pasuri është krijuar kundrejt investimit të bërë nga i pandehuri Igli Tare në shumën 250,000 Euro, investim i realizuar deri në fazën e ndërtimit të karabinasë. Më pas ky investim ka vazhduar nga i pandehuri Arbër Abazi, për punimet e tjera të vilës dhe pishinës së saj, me preventiv të punimeve që varion nga 288,616 Euro deri në 410,526 Euro, me punime të realizuara në shumën 13 875 415.64 lekë.
Në lidhje me vlerën e përfituar nga i pandehuri Igli Tare, në shumën 250,000 Euro, që konsiston në pagesa në vlera monetare për likuidimin e vilës, të bëra në periudhën kohore dhjetor 2020 deri në gusht të vitit 2025, e pandehura Belinda Balluku, për shkak të detyrës së saj, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka pasur detyrimin ligjor për deklarimin e këtyre përfitimeve në deklaratat periodike vjetore të plotësuara prej saj, në vitet 2021 e në vijim (që përkon me kohën e krijmit të dokumentacionit për këtë pasuri,kontrata e porosisë dhe kontrata e shitblerjes).

Këtë deklarim e pandehura Belinda Balluku nuk e ka bërë, me qëllim fshehjen e pasurisë së paluajtshme, përmes krijimit të dokumentacionit fiktiv të pronësisë së kësaj pasurie në emër të të pandehurit Igli Tare.
Në lidhje me përfitimin e parregullt të kërkuar dhe marrë nga i pandehuri Arbër Abazi, për punimet e tjera të ndërtimit të vilës dhe pishinës së saj, rezulton se këtë përfitim të parregullt e pandehura Belinda Balluku ka kërkuar dhe marrë në këmbim të favorizimit të shoqërisë së të pandehurit Arbër Abazi, “Alko Impex General Construction”, Degë e shoqërisë së huaj, pjesë përbërëse e bashkimit të operatorëve ekonomikë, të shpallur fitues në procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”. Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku akoma nuk kishte përfunduar ndërtimi i vilës në fazën e karabinasë. Ky përfitim i parregullt rezulton të jetë marrë nga e pandehura Belinda Balluku në formën e investimit të bërë nga i pandehuri Arbër Abazi për përfundimin e ndërtimit të vilës, në periudhën kohore gjatë vitit 2022-2023.

Për të fshehur këtë pasuri të krijuar si produkt i veprës penale të korrupsionit, e pandehura Belinda Balluku ka përdorur të pandehurin Igli Tare, duke kryer veprime fiktive të mëtejshme në lidhje me krijimin e dokumentacionit të pronësisë, për regjistrimin e kësaj prone në emër të të pandehurit Igli Tare.

IX- Procedura – “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”;
Fondi limit – 1,497,217,685.82 lekë pa TVSH (një miliardë e katërqind e nëntëdhjetë e shtatë milionë e dyqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë pikë tetëdhjetë e dy).
Me të njëjtën mënyrë veprimi, hetimi ka dokumentuar se e pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurit Evis Berberi dhe Miranda Shkurti, kanë orientuar dhe ndikuar në paracaktimin dhe favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure prokurimi,“Geci” sh.p.k.
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit, Arlinda Gordani, Miranda Shkurti dhe Adja Strazimiri, e kanë shpallur fitues këtë operator në kundërshtim me kriteret e dokumenteve standarde të tenderit.

X – Procedura “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”; Fondi limit 88,651,633 lekë pa TVSH (tëtëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre), zhvilluar Albcontrol sh.a.

E pandehura Belinda Balluku, nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol sh.a, në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit, si dhe të pandehurin Evis Berberi, nën cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, njëkohësisht shef i Sektorit të Prokurimeve në Albcontrol,sh.a, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe e privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, operatorin ekonomik “Eurocol” sh.p.k. Veprimet e kundraligjshme të tyre konsistojnë që në fazën e përgatitjes së projektit, gjatë zhvillimit të procedurës për përcaktimin e kritereve në dokumentet standarde të tenderit. Favorizimi i shoqërisë fituese “Eurocol” sh.p.k, ka vazhduar gjatë zbatimit të kontratës, duke i siguruar parapagim në vlerën 50 përqind të kontratës, që në momentin e lidhjes së kontratës.

E pandehura Belinda Balluku, për shkak të funksionit publik të saj, me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol sh.a, ka kërkuar dhe marrë vlerën e përfitimit të parregullt, që konsiston pasuria e paluajtshme me të dhënat: Vila individuale dy katëshe tip Begonia me Nr.F6, me të dhënat teknike: Parcela e rrethuar në dispozicion të vilës me sipërfaqe jo më pak se 300 m2, me sipërfaqe ndërtimore prej 103m2 dhe verandën 34 m2, e ndodhur në resortin turistik “White Rocks”, Gjileke Dhërmi, Bashkia Himarë.
Përfitimi i parregullt është siguruar nga e pandehura Belinda Balluku sipas kontratës fiktive të porosisë, në emër të të pandehurit Igli Tare, në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) Euro, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”.

Përfitimi i parregullt është kërkuar nga e pandehura Belinda Balluku në kohën e zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, kur shoqëria “Eurocol”sh.p.k, kishte aplikuar për leje zhvillimore për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë. Përfitimi i parregullt është marrë në kohën e krijimit të kontratës së porosisë në emër të të pandehurit Igli Tare.
Në lidhje me këtë pasuri të paluajtshme, e pandehura Belinda Balluku, për shkak të detyrës së saj, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka pasur detyrimin ligjor për deklarimin e kësaj pasurie, në deklaratat periodike vjetore të plotësuara prej saj, në vitin 2019 e në vijim.

Këtë deklarim nuk e ka bërë e pandehura Belinda Balluku, me qëllim fshehjen e pasurisë së paluajtshme, nëpërmjet krijimit të dokumentacionit fiktiv të kontratës së porosisë në emër të të pandehurit Igli Tare.
Për të fshehur këtë pasuri, si produkt i veprës penale të korrupsionit, e pandehura Belinda Balluku ka përdorur të pandehurit Igli Tare dhe Pandeli Carapuli, duke kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë mes pandehurit Igli Tare dhe shoqërisë së të pandehurit Pandeli Carapuli, “Eurocol” sh.p.k, si dhe duke përdorur vartësen e saj, të pandehurën Joana Bushi, për lidhjen e kontratës fiktive të qirasë (kontratë dore) mes të pandehurës Joana Bushi dhe të pandehurit Igli Tare.

Vlera e përgjithshme e pasurive të sekuestruara arrin në 1 830 000 euro (një milion e tetëqind e tridhjetë mijë euro), e përbërë nga:

Vila dykatëshe tip “Vila 188/1”, në kompleksin turistik “Green Coast”, Palasë, me vlerë 1 110 000 euro (një milion e njëqind e dhjetë mijë euro).
Vila F6, në Dhërmi, me vlerë aktuale tregu 720 000 euro (shtatëqind e njëzet mijë euro).

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdon hetimet në kuadër të procedimit të ndarë, nr.136/1 të vitit 2026, për gjetjen e fakteve të tjera penale.

Shënim për gazetarët:

Dispozitat ligjore të shkelura nga personat zyrtarë të autoriteteve kontraktore:

§ Ligji nr. 162/2020, “Për prokurimin publik”, nenet 14, 18, 19, 21,34, 39, 42/2, 56, 76, 77, 79, 80, 92, 95 të tij,
§ VKM nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, nenet 7 (pika 1, 2 dhe 9), 19, 24, 26, 27, 39, 42, 47 (pikat 2, 3, 4), 73, 74, 75, 78, 82, 88, 93, të tij.
§ VKM nr. nr.914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar nenet 9,56,59 të saj;
§ Ligji nr.9643, datë 20.11.2006,“Për prokurimin publik”, i ndryshuar,nenet 1,2,20,24,46 të tij;
§ VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” (ndryshuar);
§ Lligji nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, nenet 3, 5 të tij.
§ Ligji nr.8402, datë 10.09.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, neni 6 i tij.
§ VKM nr.1055, datë 22.10.2010 “Për vendosjen e oponencës teknike për produktet e veprave të ndërtimit”,
§ VKM nr.629, datë 15.07.2015 “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe analizave teknike të tyre”, i ndryshuar.
§ Ligji nr.10164, datë 15.10.2009 “Për Autoritetin Rrugor Shqiptar”, nenet 3, 12, të tij.
§ VKM nr.276, datë 16.5.2018 “Për miratimin e organizimit, të strukturës, organikës dhe statutit të Autoritetit Rrugor Shqiptar”.
§ Ligji nr. 10296, datë 8.7.2010, “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, të ndryshuar, nenet 5, 8 të tij;
§ Ligji nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik”, i ndryshuar.
§ VKM, nr.330, datë 22.04.2020 “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Sistemi i deklarimit të pasurisë dhe konfliktit të ineteresit-EACIDS”.

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

The post Nga 10 tenderët që u manipuluan te fshehja e vilave në jug, SPAK njoftim zyrtar për dosjen “Balluku” appeared first on Ditar.al.

Dosja Balluku shkon në gjykim, SPAK: 5 miliardë lekë dëm ndaj shtetit! Braho përjashton një kërkesë të dytë për arrestimin e saj
Kreu i SPAK, Klodian Braho njoftoi sot mbylljen e hetimeve për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë, përfshirë dy kompani.

Gjatë një takimi me gazetarë, Braho foli edhe në lidhje me rrëzimin që Kuvendi i bëri kërkesë së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të ish-numrit dy të qeverisë.

Për Brahon, vendimi ishte i padrejtë, ndërkohë përjashtoi mundësinë për një kërkesë të dytë drejtuar Kuvendit.

“Lidhur me mundësinë e një kërkese të re për masë sigurie apo të zëvendësimit të masës, Kuvendi (shumica) na tha në raport se zgjerimi i hetimeve nuk përbën rrethanë të re. Qasja jonë është që kërkesa që kemi bërë në Kuvend duhej të ishte pranuar, por Kuvendi vuri disa kufij dhe jemi në këto kushte- tha Braho për gazetarët.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga 10 procedurat e tenderimit që janë objekt hetimi, buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm që kap vlerën e mbi 5 miliardë lekëve.

Sipas të dhënave të bëra publike në takimin me gazetarët, akuzat ndaj Ballukut përfshijnë korrupsionin në nëntë raste, fshehjen e pasurisë në dy raste dhe pastrimin e parave. Ndërkohë, vlera e pasurive të sekuestruara në kuadër të hetimit arrin në 1.8 milionë euro.

The post Dosja Balluku shkon në gjykim, SPAK: 5 miliardë lekë dëm ndaj shtetit! Braho përjashton një kërkesë të dytë për arrestimin e saj appeared first on Ditar.al.

SPAK përfundon hetimet për Ballukun, dosja shkon për gjykim në GJKKO
SPAK ka përfunduar hetimet për ish-zv.kryeministren Belinda Ballukun dhe se çështja do të dërgohet për gjykim në GJKKO.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i SPAK, Klodian Braho gjatë një takimi me gazetarët.

“Sot do dërgohet ne gjykate Belinda Balluku dhe për shkak të kërkesave për informacion kemi menduar këtë mënyrë komunikimi”, tha Braho në takim.

Kreu i SPAK bëri të ditur se për hetimin e kësaj çështjeje janë angazhuar dy prokurorë dhe dhjetë hetues, të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë periudhës së hetimit.

“Lidhur me këtë çështje penale janë angazhuar dy prokurorë dhe dhjetë hetues, të cilët kanë punuar pa ndërprerje. Përfitoj nga rasti t’i falënderoj të dy prokurorët. Fillimisht, ata do t’ju njohin me një përmbledhje të çështjes”, u shpreh Braho, përpara se t’ia kalonte fjalën prokurorit të çështjes.

Më pas, prokurori Dritan Prençi njoftoi se SPAK po dorëzon kërkesën për gjykim në ngarkim të ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, si dhe 25 personave të tjerë dhe dy shoqërive.

“Sot SPAK po dërgon kërkesën për gjykim në ngarkim të ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe 25 personave të tjerë dhe dy shoqërive”, bëri me dije Prençi.

Sipas të dhënave të bëra publike në takimin me gazetarët, akuzat ndaj Ballukut përfshijnë korrupsionin në nëntë raste, fshehjen e pasurisë në dy raste dhe pastrimin e parave. Ndërkohë, vlera e pasurive të sekuestruara në kuadër të hetimit arrin në 1.8 milionë euro.

Me dorëzimin e kërkesës për gjykim, çështja tashmë kalon në shqyrtimin e gjykatës, e cila do të vendosë për vijimin e procedurave gjyqësore.

The post SPAK përfundon hetimet për Ballukun, dosja shkon për gjykim në GJKKO appeared first on Ditar.al.