Zjarret dogjën gjithçka/Rama përsërit sërish premtimin e pambajtur: Së shpejti do kemi flotën tonë me dy avionë zjarrfikës

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar ndaj disa vendimeve gjyqësore që, sipas tij, favorizojnë persona të përfshirë në zjarrvënie dhe krime kundër pasurisë publike.

Ai deklaroi se i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, të përcjellë pranë organeve të qeverisjes së gjyqësorit ankesat për gjyqtarët që, sipas tij, “shkelin interesin publik dhe përqeshin sakrificat e shtetit”.

Rama akuzoi disa gjyqtarë se, ndërkohë që qindra punonjës të emergjencave luftojnë flakët me vetëmohim, ata japin vendime që ndihmojnë zjarrvënësit dhe shkelësit e ligjit.

Kryeministri Rama se do të përdoren të gjitha mjetet ligjore për të vendosur përpara përgjegjësisë çdo prokuror apo gjyqtar që, sipas tij, sulmon interesin publik.

“Duke ushqyer rreth e rrotull Mesdheut me temperatura në kapërcime të vazhdueshme historike që po që mbijnë nga duart e mendjeve krininale, që fatkeqësisht gjejnë rrallë aleat në radhët e gjykatësve të këtij vendi. Teksa mijëra njerëz me uniformë derdhin pa kursim energjitë e tyre në një përkushtim që shkon deri në vetëmohim, në një luftë sfilistëve me zjarret. Dhe mijëra hektarë përpiqen nga goja e flakëve, disa personave që nuk iu dihen emrat e nuk iu njihet fytyra me ndjeshmëri njerëzore zero, dhe integritet moral zero me xhufkë, në ajër të kondicionuar mbuluar me tyrbën e zezë të gjykatësit përqeshin sakrificat dhe shkelin me të 4 këmbët interesat e vendit, duke dhënë vendime të ububushme jo në mbrojte të republikës, por në favor të zjarrvënësve. I kam ërkuar ministrit të Drejtësisë t’i përcjellë organet e qeverisjes së gjyqësoit rastet e mësipërme. Nuk janë shumë por mjaft për të vënë duar në kokë. Nuk do të lëmë gur të shtratit ligjor të kësaj republike për të vendosur përpara përgjegjësisë publike dhe institucionale çdo prokuror apo gjykatës që do të sulmojë haptazi shtetin dhe intetesin publik në proces me zjarrvënës, zaptues apo gllabërues të të mirave dhe pasurive publike të këtij vendi”, tha ai.

Ai theksoi se qeveria do të ndihmojë gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët i shërbejnë interesave kombëtare dhe luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Nuk do të kursejmë çdo mbështetje institucionale për prokurorët e gjykatësit që i shërbejnë misionit kombëtar të Shqipërisë në BE, duke luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe duke qëndruar në mbrotje të interesit publik. “, tha Rama.

Edhe pse zjarret bën të veten duke djegur sipërfaqe të tëra me pyje e shkurre, e në disa raste edhe banesa, Rama përsëriti sërish prmetimin e pambajtur që Shqipëria së shpejti do të ketë flotën e saj të avionëve zjarrfikës.

“Ndërkohë që i gjithë Mesdheu ishte në flakë si asnjëherë më parë, në Francë, Portugali, Greqi e Itali. U dogjën qindra mijëra hektarë tokë, kurse Turqia numëroi dhe viktima. Parafytyroni që BE del nga kjo verë me mijëra hektarë tokë të bëra shkrumb e hi. Prandaj kur dëgjojmë që shajnë Shqipërinë, duhet të kenë parasysh që avionët nuk janë magjistarë, por ndihmës të cilët nuk na kanë munguar nga mbështetja e BE, ku Shqipëria bën pjesë me të drejta të plota. Avionët janë një krah i fuqishëm, ku ne do të kemi së shpejti flotën tonë, e cila do të jetë me dy avionë zjarrfikës. Por, kryesorja jonë është forca në tokë”, theksoi Rama.

Në fund, Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e ushtarakëve, efektivëve, zjarrfikësve, punonjësve civilë dhe personelit mjekësor, duke shpërndarë medalje mirënjohjeje për ta.