Zjarr në një fabrikë sfungjeri në Fier, zjarrfikësit në luftë me flakët

Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë sfungjeri në fshatin Fermë Çlirim në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. 50 punëtorë të fabrikës po nxjerrin materialet që nuk i kanë kapur flakët.

Fillimisht zjarri ka rënë në magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera. 3 mjete zjarrfikëse janë duke punuar për fikjen e flakëve, por e kanë shumë të vështirë pasi në magazina ndodhen materiale lehtësisht të djegshme.