Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 42 vjeçare ka humbur jetën pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.
Gruaja me inicialet K. M ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë pasi një zjarr ra në banesën e saj në Shënavlash.
Shkak për zjarrin dyshohet një shkëndijë elektrike. Gruaja nuk ka mundur dot të dal nga banesa dhe është asfiksuar brenda.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
“Rreth orës 14:00, Policia e Durrësit është njoftuar se në një banesë në fshatin Shënavlash ka rënë zjarr, i dyshuar si pasojë e një shkëndije elektrike. Për pasojë, dyshohet se nga asfiksia ka humbur jetën shtetasja K. M., 42 vjeçe. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit” njofton policia.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.