30-vjeçari nga Hekali i Mallakastrës, Muhamet Caushaj është zhdukur pa asnjë gjurmë që prej datës 30 prill. Familjarët thonë se i riu shkoi për të paguar një faturë për kryerjen e punimeve në ara nga një bashkëfshatar i tij, por nuk u kthye më.
Teksa kanë kaluar 6 ditë, nuk dihet ende asnjë informacion për të riun, familjarët e të cilit kanë ngritur alarmin dhe kërkojnë ndihmën e shtetit për ta gjetur.
“Djali ka që në datën 30 që u largua, iku për të paguar paratë a barit që kishim për të korrur, i mori paratë, iku shumë mirë. Pritëm për të ardhur, kaloi 1 orë, 2, e mora në telefon, i vajti zilja nuk ma ngriti telefoni. Mbas 2-3 orësh u bëmë shumë merak. Vajti burri tek ai boti atje lart, që i kishte vajtur a i kishte çuar lekët. I kishte çuar lekët, i kishte dorëzuar lekët dhe më pas asnjë nuk e kishte parë se nga kishte ikur në cilin drejtim” – shprehet ajo.
Familja nuk ka asnjë pistë që lidhet me zhdukjen e 30 vjeçarit ndërsa thonë nuk ka pasur probleme me njeri.
Ndërkohë motori me të cilin është larguar nga banesa i riu, është gjetur në fshatin Levan të bashkisë Tepelenë. Por nga 30 vjeçari nuk ka asnjë gjurmë prej disa ditësh.