Zgjedhjet/ Votojnë rreth 22% e qytetarëve shqiptarë, pjesëmarrja e ulët në krahasim me 2021-in

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat në lidhje me pjesëmarrjen e qytetarëve shqiptarë ne votime.

Deri në orën 12:00 orën 12:00 kanë votuar 21.94% e qytetarëve, sipas KQZ.  Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2222 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Kjo shifër ngelet e ulët krahasuar me vitin 2021, kur deri në orën 12:00, kishin votuar 27.24%, një diferencë me gati 5%.

Votimi ka nisur zyrtarisht në orën 07:00 në të gjithë vendin dhe pritet të mbyllet në 19:00. Në mbarë vendin janë ngritur 5,225 qendra votimi. Në garë për 140 ulëset në Kuvend janë 2046 kandidatë, nga 11 parti dhe subjekte politike.