Ditën e premte, PD dhe PS do të mbyllin fushatën elektorale në të njëjtën orë. Mësohet se Partia Demokratike do të mbyll fushatën më datë 9 Maj në orën 19:00 te Bulevardi i Ri ndërsa PS në fushën pranë Parkut Olimpik në Tiranë.
“Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision”, njoftoi kreu i PD Sali Berisha përmes një postimi në rrjete sociale.
Ndërkohë dita e shtunë, është heshtje zgjedhore ndërsa më 11 Maj qytetarët shqiptarë do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e katër viteve të ardhshme.
Fushata elektorale nisi zyrtarisht më 11 Prill, ndërsa partitë politike kanë përshkruar gjithë Shqipërinë duke kërkuar votën e qytetarëve.
Kujtojmë se për herë të parë, në këtoi zgjedhje voton Diaspora. Janë rreth 250 mijë shqiptarë në 85 vende të botës të cilët janë regjistruar për të votuar.