Qytetarët e Kosovës kanë votuar ditën e djeshme për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave. Pas numërimit të votave, shumica e komunave do të shkojnë në balotazh, ndërsa në pjesën tjetër janë të mbyllura.
Në bazë të të dhënave të KQZ-së në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në 3 komuna garën pa balotazh: në Podujevë me Shpejtim Bulliqi, Kamenicën me Kadri Rahimaj dhe Qemajl Aliu në Shtime.
Gjithashtu 3 komuna ka fituar edhe PDK. Partia Demokratike e Kosovës fitoi Ferizajn me Agim Aliun, Skenderaj me Sami Lushtakun si dhe Hanin e Elezit me Mehmet Balalzhin.
LDK fitoi në dy komuna: në Lipjan me Imri Ahmetin dhe në Istog me Ilir Feratin. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në raundin e parë arriti që të fitojë vetëm në Deçan me kandidatin Bashkim Ramosaj. Ndërsa Nisma mori nën udhëheqje përsëri komunën e Malishevës, me Ekrem Kastratin.
Në Drenas, Ramiz Lladrovci arriti të marrë sërish fitoren, ndërsa në Mamushë fitoi kandidati për kryetar nga KDKP, Abdulhadi Krasniq.
Deri më tani më shumë komuna në Kosovë i ka fituar Lista Serbe, që ka marrë 9 komuna dhe ëhstë në balotazh në në Kllokot me Unitetin Kombëtar Serb.
Vetëvendosej do të shkojë në balotazh në 12 komuna, ku në Gjilan dhe në Fushë-Kosovë është me më shumë vota. Ndërsa në 10 komuna, kandidatët e VV-së për kryetarë janë të dytët me vota. Balotazhin si të dytët VV-ja e ka siguruar në: Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë, Mitrovicë, Obiliq, Kaçanik, Rahovec, Viti, Vushtrri.
Në balotazh LDK-ja do të jetë në 9 komuna. Në gjashtë nga këto komuna, LDK u radhit e para ndërsa do vazhdojë balotazhin në Prishtinë, Dragash, Junik, Obiliq në Pejë dhe në Viti. Kurse në tri komuna të tjera, LDK shkon në balotazh si e dyta: në Gjilan, Suharekë dhe Fushë-Kosovë.
Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në balotazh në gjashtë komuna, nga të cilat në katër prej tyre u radhit e para. Komunat ku PDK-ja shkon si e para në balotazh janë: Prizreni, Kaçaniku, Mitrovica dhe Vushtrria. Kurse në Klinë dhe në Dragash- PDK do të shkojë në garë sërish si e dyta.
AAK do e shohim në balotazh sërish në Rahovec, Suharekë, Gjakovë dhe në Klinë ku po prinë e para, ndërsa në Junik është e dyta.