Zgjedhjet në 5 bashki, Rama gjen arsyet e pjesëmarrjes së ulët: Opozitë e dobët dhe moti me shi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur më zgjedhjet e pjesshme që u zhvilluan dje në 5 bashku të vendit dhe që u fituan nga Partia Socialiste.

Kreu i qeverisë, ka uruar kandidatët e tij, Brunila Mersinin në Vlorë, Ervin Cecën në Berat, Florenc Dokën në Cërrik, Gramos Sakon në Tepelenë dhe Altin Bojnin në Mat për fitoren në këto zgjedhje. Ndërkohë është ndalur edhe te pjesëmarrja e ulët në zgjedhje duke “fajësuar” opozitën, motin me shi si edhe natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat sipas tij, nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

🌹🌹🌹🌹🌹5 bashki

🌹🌹🌹🌹🌹5 fitore

🌹🌹🌹🌹🌹dhe 5 arsye më shumë

për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.

Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;

Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave  dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;

Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve.