Zgjedhjet e 11 majit/ Prezenca e OSBE në krah të gazetarëve: Ka pasur tentativa për t’i frikësuar dhe penguar

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me incidentet me gazetarët gjatë raportimit të tyre në zgjedhjet e 11 majit.

Në reagimin publik, OSBE i referohet disa rasteve që kanë ndodhur me gazetarët gjatë raportimeve të tyre, para, gjatë dhe pas 11 majit.

OSBE-ja pohon se rastet kanë të bëjnë me frikësimin dhe pengimin e gazetarëve, në kryerjen e punës dhe misionit të tyre të përditshëm në informimin e publikut.

Me këtë reagim, OSBE thekon se në një vend demokratik misionin i medias është jetik dhe askush nuk mund ta pengojë punën e saj.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri shpreh shqetësimin e saj lidhur me incidentet e raportuara ndaj gazetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të fundit, përfshirë rastet e frikësimit dhe të pengesave. Theksojmë edhe një herë rëndësinë jetike të lirisë së medias si një gur themeli i demokracisë dhe jemi të gatshëm të mbështesim çdo përpjekje për të respektuar angazhimet në kuadrin e OSBE-së për mbrojtjen e gazetarëve dhe sigurimin e një mjedisi mediatik të sigurt dhe të hapur”, thekson ai.

Gjatë raportimit live me 11 maj ka pasur tenativa për t’i larguar gazetarët nga qendrat e votimit.