Zgjedhjet e 11 majit/ Ambasada amerikane në Tiranë tjetër mesazh zgjedhësve shqiptarë: Vota jote nuk ka çmim

Një ditë para mbylljes zyrtare të fushatë elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar sërish.

Me një shënim të shkurtër në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ambasada u bën thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament.

Ajo thjekson se vota është e ardhmja e qytetarëve dhe si e tillë ajo nuk ka asnjë çmim. Sipas ambasadës, vota është zëri i fortë i qytetarit.

“Vota jote është zëri yt. Vota jote është e ardhmja jote. Vota jote nuk ka çmim.”, shkruan ambsada.

Ky është reagimi i dytë në pak ditë i Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajo inkurajon qytetarët të shprehin lirisht dhe të pandikuar vullnetin e tyre në zgjedhjet e së dielës.

Këtë të premte, partitë politike zhvillojnë mitingun përmbyllës në Tiranë, ndërsa të shtunën është heshtje zgjedhore.