Gjykatësit në gjyqin e mashtrimit ndaj Donald Trump, iu desh të përballej me një situatë, të cilës bota politike nuk ka ditur ndonjëherë si t’i përgjigjet: si të frenohet zemërimi dhe impulsiviteti i ish-Presidentit Trump për të thyer të gjitha rregullat.
Gjykatësi në New York iu kthye ish-Presidentit, i cili dikur ishte një prej njerëzve më të fuqishëm në botë, duke i thënë se ai nuk ishte i besueshëm. Një fjalë e vetme për t’i kujtuar Trump, se askush nuk është mbi ligjin dhe se të bërtiturat dhe largimet e tij nga salla e gjyqit, nuk do t’i shërbejnë pozitivisht.
Statusi i Donald Trump si i pandehur, nënkupton se ai nuk mund të bëjë apo të thotë çfarë dëshiron, një dinamikë kjo e cila nuk do të luajë rol vetëm në gjyqin aktual, por edhe më tej për të.
Dy akuza për integritetin e tij dhe një humbje në zgjedhje, mund edhe mos ta kishin ndalur ish-Presidentin Trump, pjesërisht për arsye se ai është mjaft i aftë në nxitjen e zemërimit publik dhe mjegullimin e fshehjen e së vërtetës, por mjedisi i ngritur mbi fakte në sallën e gjyqit mund ta ketë ndryshuar këtë gjë, pasi ai po përballet me kufijtë e sistemit ligjor dhe Gjykata në këtë rast, është treguar e papërshkueshme nga argumentat e tij emocionale dhe politike.