Zegjine Çaushi drejt humbjes së mandatit, barazohet me vota me kandidaten tjetër socialiste

Rinumërimi i votave të Fierit duket se do të sjellë ndryshimin e parë të mandateve të deputetëve brenda partive.

Zegjine Çaushi, që deri para rinumërimit kishte marrë mandatin e 12-të për PS-në në qarkun e Fierit, është drejt humbjes së mandatit gjatë rinumërimit, pasi ka humbur shumë vota, teksa kandidatja tjetër Maldrita Bardho ka rikuperuar.

Kur kanë ngelur edhe 25 kuti për t’u numëruar, të dyja kandidatet janë me numër të njëjtë votash, por trendi po tregon që Zegjine Çaushi po humb vota në çdo kuti, ndaj pritet që mandatin në Kuvend ta marrë Bardho.

Zegjine Çaushi u bë e njohur falë videove në rrjetet sociale ku hidhte kunja në drejtim të Gazment Bardhit, por këto video nuk u mbështetën shumë nga Partia Socialiste, ku disa prej anëtarëve të saj më të vjetër dolën kundër kandidates.