Opozita ka thirrur qytetarët në një protestë masive të hënën e 7 Tetorit, që pritet të jetë ndryshe nga ato që kanë ndodhur deri më tani.
Demokratët po tentojnë të mbajnë sekret detajet e protestës, por burime për mediat bëjnë me dije se marshimi do të nisë në orën 18:00 te Kryeministria.
Më pas, ata do të shpërndahen në pikat kryesore të Tiranës, ku do të tentohet të bllokohet i gjithë kryeqyteti, ndërkohë që nuk dihet nëse opozita ka parashikuar skenarë dhune dhe shkatërrimi siç ka ndodhur në disa prej protestave para Bashkisë së Tiranës.
Bllokimi i rrugëve do të jetë forma kryesore e mosbindjes civile, ndërkohë që Policia e shtetit pritet të marrë masa duke angazhuar mijëra efektivë, në një protestë që nuk dihet se sa do zgjasë.