Policia e Shkodrës ka bërë me dije se vrasja e babait Zef Guri dhe plagosja e djalit Gjin Guri në Hot të Ri ka si motiv shfrytëzimin e hapësirave pyjore.
Policia dyshon se autor është Gjovalin Guri, i cili është shpallur në kërkim. Policia tha se ai rezulton që të jetë në kërkim edhe për ngjarje e vepra të tjera penale.
“Për kapjen e shtetasit Gj. G., janë angazhuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Reparti Special “RENEA” dhe Njësia Alpine. Aktualisht vijojnë kontrollet në zonat e thella të Dukagjinit”, njoftoi Policia.
Dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas konflikteve dhe kërcënimeve të vazhdueshme për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave pyjore në atë zonë.
Blutë bënë me dije se autori ka lidhje familjare me viktimën dhe të plagosurin. Guri mësohet se kishte lidhje familjare me viktimën.