Zbardhet raporti i ekspertit, ja çfarë thotë mjeku për vdekjen e 3 vjeçarit

Ditar.al ka siguruar certifikatën e vdekjes së 3 vjeçarit Brian Spahiu, i cili humbi jetën disa ditë më parë pas mbushjes së dhëmbëve në një klinikë private në Tiranë.

Eksperti mjeko ligjor Erindo Alla ka shkruar në certifikatë se shkaku i vdekjes është i panjohur, duke lënë kështu që ekspertiza përfundimtare e autopsisë të përcaktojë shkakun e vërtetë.

Prindërit akuzojnë mjekun Roland Xhaxho se i ka dhënë mbidozë narkoze që i ka dëmtuar mëlçinë dhe organet e tjera dhe sipas tyre kjo ishte ajo që iu tha në spital nga mjekët e tjerë.

Megjithatë deri tani asnjë prej tyre nuk ka dalë të thotë një deklaratë të tillë publikisht.