Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë Korçën ku një person vrau me armë një 40 vjeçar e më pas u vetëvra. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin juglindor ku Ilo Lluka vrau Emiliano Pine allias Jorgo Priftin dhe më pas u vetëvra.
Mësohet se konflikti mes palëve ka nisur për çështje prone. Mësohet se nëna e Emiljano Pines bashkëjetonte me babain e Ilo Llukës ky i fundit jetonte jashtë vendit. Babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetesës, Emiliano Pines dhe kjo duket që nuk është pranuar nga i biri.
Lluka ka shkuar në kafen ku ishte 40-vjeçari në lokalin e lagjes dhe pasi i ka kërkuar që të dalë jashtë e ka qëlluar 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë, teksa më pas ka ndërruar jetë në spital.
Po ashtu pas ngjarjes, autori 60 vjeçar ka qëlluar edhe veten duke mbetur viktima e dytë e kësaj ngjarjeje të rëndë.