Zbardhet dëshmia, çfarë deklaroi nga burgu shqiptari që vrau kunatin pasi i përdhunonte vajzën

Ka folur për herë të parë nga burgu 50-vjeçari shqiptar Fatmir Tarellari, i cili vrau kunatin e tij Erjon Pelivani pasi ky i fundit i përdhunonte vajzën prej 9 vitesh.

Sipas mediave greke, Tarellari ka thënë se është i shqetësuar për fëmijët e tij.

“Ai është i shqetësuar vetëm për fëmijët e tij”. Kështu deklaron avokati i Fatmir Tarellarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi para pak ditësh në Volos, ku 50-vjeçari vrau kunatin e tij, pasi mësoi ai kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij, që kur ishte 9-vjeçe.

E bija 18-vjeçare, nga martesa e parë, i kishte rrëfyer Fatmir Talellarit mëngjesin e 9 janarit se Pelivani kishte abuzuar seksualisht me të që prej moshës 9 vjeçare,

Gjithashtu vajza, i ka treguar të atit se kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash.

I shokuar nga rrëfimi i së bijës, Fatmir Talellari ka marrë armën e gjahut dhe ka nxjerrë justifikim për të takuar 33-vjeçarin duke i thënë se i ishte prishuar makina dhe kishte nevojë për ndihmë dhe më pas e ekzekutoi. Pas ngjarjes, ai u vetëdorëzua në polici.