Vrau të riun pas debatit me kamarierin për një kafe, vetëdorëzohet në polici Daniel Pepa

Është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit Daniel Pepa, i cili ndodhej në kërkim për vrasjen e Flori Paluçit në Manzë, pas një sherri për një kafe në lokal.

Ngjarja e rëndë ndodhi më datë 22 tetor pas një sherri banal mes disa të rinjve, që degradoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Katër persona janë vënë në pranga nga policia lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në ambientin e jashtëm të një lokali në Manëz, ku u vranë me armë zjarri 33-vjeçari Flori Paluçi dhe 23-vjeçari Aranit Kurti.

Në pranga u vunë Ergi Kadiu 25-vjeç, Erald Cani 21-vjeç si dhe dy vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja 37 dhe 34-vjeç, të gjithë të akuzuar për moskallëzim krimi.

Në kërkim përveç autorit të vrasjes së Paluçit, Daniel Pepa është shpallur edhe 30-vjeçari Gëzim Allci me akuzat e armëmbajtjes pa leje, moskallëzim krimi si edhe përkrahje e autori të krimit.