“Vrasje nga pakujdesia”, dhunimi për vdekje i 42 vjeçarit në Pogradec, ILD verifikon prokuroren dhe gjyqtaren

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për gjyqtaren dhe prokuroren, që hetuan 29 vjeçarin Denis Meçe për vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

ILD kërkon që të zbardhet se si u ndryshua akuza nga “vrasje me dashje” e referuar nga Policia e Shtetit “në vrasje nga pakujdesia”.

Gjyqtarja Luljeta Kole ka pranuar kërkesën e prokurores për të lënë nën arrest me burg Denis Meçen për një vepër tjetër nga ajo që ka referuar policia.

Ajo që kërkon të kuptojë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë nuk lidhet me kohën kur u kryen veprimet dhe u dorëzua çështja në gjykatë, por përse u ndryshua vepra penale.

Kujtojmë se për krimin e rëndë më herët reagoi edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili tha se policia e Pogradecit nuk ka fshehur ngjarjen, por se kjo e fundit u zbardh ne kohe rekord.