Vrasja në Ndroq, Gjykata e Tiranës lë në burg Julian Gjoshin

Gjykata e Tiranës ka caktuar të enjten masën e sigurisë “arrest me burg” për Julian Gjoshi.

Ai akuzohet si autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq, ngjarje që ndodhi të dielën e shkuar.

Ai akuzohet për vrasje me paramendim. Pas vetëdorëzimit, Jualian Gjoshi theksoi se e kreu krimin pasi viktima e shante tek njerëzit e tjerë.

Ndërkohë, Gjykata ka miratuar edhe kërkesën e avokatit të 27-vjeçarit për kryerjen e ekspertimit psikiatrik për shkak se është përdorues i narkotikëve.