Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e 41-vjeçares shqiptares shtatzënë Gjeorgjia Murati nga bashkëjetuesi i saj. Gruaja rezultonte e zhdukur që prej datës 1 janar në Selanik ndërsa trupi i pajetë u gjet dje në Halkidiki.
Për ngjarjen e rëndë, policia greke arrestoi partnerin e saj dhe shokun e këtij të fundit.
Mediat greke shkruajnë se bashkëjetuesi i saj dhe një mik i tij i kishin zënë pritë shqiptares sapo ajo hyri në shtëpinë e partnerit.
Nën kërcënimin e thikës ata i kanë vënë prangat dhe i kanë lidhur gojën me shirit. Dy burrat më pas e kanë cuar atë në dhomën e gjumit, duke e qëlluar ku i kanë shkaktuar plagë të shumta me thikë. Më pas trupin e pajetë të saj e kanë transportuar në një zonë me shkurre në Halkidiki, ku u gjet ditën e djeshme.
Si në një skenë filmi, ata janë përpjekur për të zhdukur provat, duke pastruar banesën.
Pas vrasjes autorët i kanë marrë viktimës edhe 80 Euro. Në dëshminë e dhënë para hetuesve grekë, ata kanë thënë se qëllimi nuk ishte ta vrisnin por ta grabitnin.
Dyshohet se krimi ka ndodhur pasi 41-vjeçarja nuk i jepte para partnerit të saj.
Shqiptarja ishte nënë e një vajze 13-vjeçare nga martesa e parë ndërsa bashkëjetonte me 39-vjeçarin dhe ishte 3 muajshe shtatzënë.