Policia e Tiranës ka dal me një njoftim zyrtar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja në sallën e gjyqit dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Blutë sqarojnë se autori i ngjarjes është 30-vjeçari Elvis Shkambi palë në proces, i cili qëlloi për vdekje gjyqtarin, ndërsa plagosi babë e bir, Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj. Këta të fundit ishin pala tjetër në procesin gjyqësor për pronat.
Gjyqtari Kalaja humbi jetën për shkak të plagëve që mori, ndërsa babë e bir ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Autori ka pranuar vrasjen, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbte një çështje për pronat.
“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykasekuestrohet arma e krimittës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen”, njoftoi sot policia.