Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 14 vjeçarit Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, teksa familjarët e këtij të fundit janë të përfshirë në fshehjen e krimit në Maliq.
Roland Guri, xhaxhai i të miturit Enedio Guri që vrau bashkëmoshatarin e tij Erald Xhejo sipas policisë ka marrë thikën e krimit, e ka larë duke i hequr gjurmët e gjakut dhe e ka futur ne xhep.
Ndërsa babai i Enedios, Edison Guri e ka fshehur të birin në një banesë që ai t’i shmangej policisë.
Raportohet se autori 14 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, çfarë ka penguar deri tani marrjen ne pyetje nga grupi hetimor.
Mësohet se konflikti mes dy të miturve ka nisur rreth 1 viti më parë dhe ka qënë pikërisht takimi i rastësishëm dje i cili fillimisht ka nisur me fjalë dhe më pas çoi në përdorimin e thikës që 14-vjeçari posedonte.
Sipas raportit të ekspertizēs mjeko-ligjore, vdekja e 14 vjeçarit ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër.