“Voto pa frikë”, Ambasada amerikane në Tiranë mesazh zgjedhësve: Mos lejo të tjerët të flasin për ty

Pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një apel drejtuar të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, ambasada u bëri thirrje qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre pa frikë dhe mos të lejojnë të tjerët të flasin në emër të tyre.

“Mos lejo të tjerët të flasin për ty. Vota jote është vetëm e jotja. Voto pa frikë”, apelon ambasada amerikane në Tiranë.