Teksa numërimi i kutive të votimit po shkon drejt fundit, PS është fituese e zgjedhjeve duke siguruar mandatin e katërt.
Me interes priten votat sa i takon kandidatëve që janë në lista të hapura. Në Tiranë nga Partia Socialiste më i votuari është Blendi Gonxhe, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj, Erion Vraçe dhe Ornaldo Rakipi.
Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.
Nga PD më të votuarit të listës së hapur janë Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, të cilët pritet të futen në Kuvend. Me këto rezultate ngelet jashtë Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.
PS 7 mandate nga lista e hapur
Blendi Gonxhja 5080
Fatmir Xhafaj 1880
Erion Braçe 912
Ervin Hoxha 615
Ornaldo Rakipi 569
Anila Denaj 346
Julinda Dhame 276
PD 2 mandate nga lista e hapur
Ilir Alimehmeti 1115
Jorida Tabaku 996