Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit vijojnë të regjistrohen në platformën “PER” për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit 2025.
Sipas të dhënave të gjeneruara, rezulton se në këto gjashtë ditë, kohë kur ka filluar dhe procesi, janë paraqItur 20,055 kërkesa.
Sipas KQZ, nga këto kërkesa 6, 334 janë marrë në shyrtim, nga të cilat 4,366 janë miratuar dhe 1958 janë refuzuar.
Sakaq, personave të cilat u është refuzuar aplikimi kanë të drejtë të riaplikojnë deri në datën e përfundimit të afatit, më 4 mars.
Deri tani grupmosha më e interesuar është ajo nga 26-35 vjeç dhe shtetit me pjesëmarrjen më të lartë është Italia.
