Vlora “pushtohet” nga tymi i lëndëve toksike, prej 24 orësh digjen mbetjet urbane

24 orë pas shpërthimit të flakëve në pikë-grumbullimin e mbetjeve urbane në Vlorë, situata është bërë problematike për zonën e Nartës.

Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar duke krijuar një situatë kaotike të djegies së lëndëve toksike që po “pushtojnë” qiellin e qytetit bregedtar.

Të favorizuara nga era, flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa në terren forcat zjarrfikëse po bëjnë përpjekjet maksimale për t’i vendosur nën kontroll, edhe përmes materialeve inerte.

 Nuk është hera e parë, që fusha e mbetjeve urbane përfshihet nga flakët, duke e kthyer ajrin në kancerogjen për banorët.