Videolajm, prefektja e Fierit u kthen kurrizin mediave teksa pret të hapen dyert e SPAK

Ish kryetarja e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balilaj u paraqit sot në SPAK. Ajo u pezullua prej GJKKO-së nga detyra si prefekte e qarkut të Fierit. Ndërsa më pas me vendim qeverie u shkarkua nga kjo detyrë.

Ish-kryebashkiakja e Patosit pas daljes nga SPAK dha një koment të shkurtër duke mos pranuar akuzat e bëra ndaj saj.

“Nuk jam dakord, nuk kam qenë në shqipëri kur është dhënë masa. Kam ardhur vetë të njihem me hetimet. Jam marrë në pyetje më parë. Nuk mund ta them numrin në sa tendera ka marrë pjesë “Genti 001” dhe ç’problem ka. Ato kanë qenë baza materiale. Do ti përgjigjem drejtësisë patjetër, nuk jam jam dakort me pezullimin nga detyra”, ka deklaruar Balilaj.