VIDEO / Tërmeti në Turqi, momenti kur spikeren e zë paniku në mes të transmetimit live

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.9 goditi Turqinë mëngjesin e sotëm. Si apsojë e tërmetit u shembën tre ndërtesa, fatmirësisht pa të lënduar.

Ndërkohë në rrjetet sociale qarkullon dhe një video e një spikereje, e cila ishte duke dhënë lajmet në momentin që po lëkundej toka.

Prezantuesja kaloi momente ankthi teksa ishte në transmentim direkt kur u ndje tërmeti. Ndërkohë që ishte duke folur, lëkundjet e tërmetit nisën të shkundin të gjithë pajisjet dhe sendet në studio.