VIDEO/ Shqiptarit në Turqi i vjedhin çantën plot me para, pamjet kur dy turistet koreane e marrin dhe largohen nga lokali

Janë pubikuar pamjet ku dy turiste nga Koreja e Jugut kanë vjedhur çantën e një shqiptari në Turqi. Ngjarja mësohet se ka ndodhur para disa ditësh në Cappadocia ku shqiptari, i cili ishte ulur në tavolinë me tre persona të tjerë, çohet duke harruar çantën e mbushur plot me para.

Brenda çantës ishin 12 mijë e 100 paund me vlerë afërsisht 600 mijë lira dhe 1500 dollarë australianë.

Ai u kthye në kafene pasi e kuptoi se kishte harruar çantën bashkë me pasaportat dhe dokumentet e identifikimit, por turistet që ishin ulur te tavolina, e kishin marrë dhe ishin larguar.

Pasi u idenitifikuan përmes kamerave që ishin në lokalin ku ndodhi vjedhja, dy koreanet thanë se e morën çantën gabimisht pasi ishin të dehura. Megjithatë pavarësisht pretendimit të tyre, dy turistet koreane u arrestuan nga autoritetet turke.