Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në Parlamentin turk, që u kthye në një skenë dhune midis deputetëve të të partisë në pushtet dhe opozitës.
Shkak i sherrit që degradoi deri në dhunë është bërë kërkesa e opozitës turke që një deputet nga radhët e tyre të pranohet në Parlament.
Ai është i burgosur me akuzën e pjesëmarrjes së protestave antiqeveritare në Turqi.
Në pamjet e bëra virale duken deputetë të partisë në pushtet AKP që nxituan për të goditur me grusht Ahmet Sik në foltore dhe dhjetëra të tjerë të cilët u përfshinë në zënka.
Nëpër korridoret e Parlamentit turk pati edhe gjakderdhje. Deputeti i opozitës turke, Atalay u dënua me 18 vjet në 2022 pasi u akuzua për përpjekje për të përmbysur qeverinë duke dyshuar se organizoi protestat mbarëkombëtare në 2013.