VIDEO/ IKMT aksion për prishjen e restorantit pa leje në Shirokë, pronarët e subjektit kundërshtojnë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në pikën turistike të Shirokës në Shkodër.

Sot do të prishet një pjesë e një restoranti të ndërtuar pa leje, por pronarët e subjektit kanë kundërshtuar punonjësit e IKMT.

Ata thonë se prishja e këtij restorantit nuk është e ligjshme, ndërkohë që në vendngjarje janë edhe forcat e policisë.

Gjatë ditëve në vijim IKMT do të vazhdojë me prishjen e ndërtimeve pa leje në qytetin e Shkodrës dhe pikat turistike.