Në Gjykatën e Lartë do të mbahet sot seanca ndaj kryebashkiakut, Erion Veliaj, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për ndryshim të masës së sigurisë.
Në këtë seancë do të vendoset nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim apo do të ketë një masë më të lehtë sigurie.
Seanca do të zhvillohet në orën 12:00 në dhomë këshillimi pa praninë e palëve, me relatore gjyqtaren Albana Boksi dhe anëtarë Medi Bici e Sokol Binaj.
Erion Veliaj u prangos më 10 shkurt me urdhër të SPAK, ndërsa ka kundërshtuar disa herë publikisht akuzat. Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, por vetëm pak javë më parë pozita e tij u rëndua, ku sipas SPAK, akuzohet edhe për fshehje pasurie.
Të njëjtat akuza rëndojnë edhe ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, e cila ndodhet në “deturim paraqitje”.