Vangjush Dako, çelësi i SPAK për të arritur te Rama në dosjen e Jurgis Çyrbjas?

Dosja e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja nxori në pah lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar, që kanë arritur deri në fazën kur bandat vendosin edhe listën e deputetëve të partisë në pushtet.

Bisedat në aplikacionin “SKY”, të cilin e përdorte edhe vetë ish-deputeti socialist i arrestuar, Jurgis Çyrbja, tregojnë se Çyrbja e ka fituar vendin në listën e sigurt të deputetëve në qarkun e Durrësit falë ndërhyrjes së krimit të organizuar.

Sipas dosjes hetimore, Plaurent Dervishaj dhe Mond Çekiçi, i vrarë në Durrës, kanë biseda mes njëri-tjetrit për ta futur Çyrbjan në listën e PS-së për deputet në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e vitit 2021, të tretin dhe jo të pestin siç ishte parashikuar.

Lexo edhe: Zbardhen mesazhet në “Sky ECC”, si bandat vendosën emrin e Jurgis Çyrbjas të tretin në listën e PS-së, del emri i një tjetër deputeti

Ndërkohë, sot SPAK ka thirrur për të dëshmuar Vangjush Dakon, një nga miqtë më të mirë të Edi Ramës, por edhe drejtuesin politik për shumë vite të socialistëve në qarkun e Durrësit.

Vangjush Dako mund të jetë çelësi i Prokurorisë së Posaçme për të arritur te Edi Rama në dosjen “Çyrbja”, pasi sado që ta mohojë, dihet se lista e deputetëve është një ekskluzivitet i kryetarit të partisë, i cili në këtë rast është vetë kryeministri Edi Rama. Pra, anëtarët e krimit të organizuar kanë detyruar edhe Ramën që të vendoste të tretin në listë Jurgis Çyrbjan.

Por, a do të mundet SPAK që të thërrasë për herë të parë të dëshmojë ehde kryeministri, që deri më tani është shmangur nga çdo aferë, si ajo e inceneratorëve, duke fajësuar ata që i kanë ngrënë kumbulla pas krahëve.