Deputeti Vangjel Dule, i dalë nga lista e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, ku arriti të merrte vetëm 848 vota personale, në një konferencë për media ka shprehur sërish pakënaqësinë ndaj procesit të regjistrimit të popullsisë, që vijon prej javësh në vendin tonë.
Ai solli në vëmendje raportin e Këshillit të Europës, raport që është miratuar që në 6 Qershor, por që sipas Dules flet edhe për censin e popullsisë dhe të drejtat e minoritetit grek për t’u rekrutuar si regjistrues. Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend ku nuk garantohet e drejta e minoritetit për t’u përfaqësuar.
Dule ka hedhur akuza të forta edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se nëpërmjet trukeve ka si qëllim të vjedhë pronat e minoritarëve grekë.
“Raporti i radhës i Komitetit Këshillimor të KiE për konventën e mbrojtjes së të drejtave të pjesëtarëve të pakicave kombëtare. Vendi ynë e ka shkruar konventën për mbrojtjen e pakicave në 1995 dhe më pas është ratifikuar më vonë. Konstatohen ende mungesa të theksuara që bëjnë të vështirë implementimin për të drejtat e pjesëtarëve të pakicave kombëtare.
Në një kohë që ligji është miratuar në Kuvend në 2017 dhe premtimi po në Parlament ishte se deri në maj të 2018, ende qeveria nuk ka miratuar disa prej tyre të një rëndësie specifike. Ka mungesë që vështirësojnë implementimin e ligjit për pakicat. Mund të përmendja dhe aspekte të tjera me legjislacionin, por do të kaloja në rrafshin e dytë, atë të institucioneve për monitorimin dhe garantimin e të drejtave kombëtare të pakicave. Kemi komitetin për mbrojtjen e komitetit. Ky vlerësimi ynë evidentohet edhe në raportin e Komitetit Këshillimor. Ky komitet ka mision të kundër nga ai për të cilin është i destinuar me ligj
Në këtë raport përmendet edhe censi i vitit 2023. Raporti është miratuar në 6 Qershor, por ishte konfidencial deri dje. Që në atë kohë vinte në dukje domosdoshmërinë e 3 aspekteve themelore: rekrutimin e regjistruesve nga radhët e pjesëtarëve nga pakicat kombëtare, që nuk ka ndodhur. E dyta, ndërgjegjësimi i pjesëtarëve të pakicave kombëtare për rëndësinë e censit, gjë që nuk ka ndodhur. Çdo vërejtje prej tyre është anashkaluar. Së treti, kërkonte krijimin e besimit të pjesëtarëve të pakicave kombëtare në procesin e regjistrimit, që nuk ka ndodhur për shkak të shkeljeve të rënda që cënojnë integritetin e censit 2023 dhe e orientojnë drejt dështimit të plotë.
Jemi vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk garantojmë të drejtën elementare të përfaqësimit të pakicave kombëtare në organin legjislativ dhe ekzekutiv. Raporti thekson se duhet të hartohen politika mbrojtëse për pakicën greke, që të mos u cënohet kapaciteti për të drejtën e pronës dhe kulturës, dhe duke çuar në largimin e tyre nga trevat e tyre.
Një fenomen që e kemi denoncuar me politikat e qeverisë dhe kryeministrit që ka si qëllim rrëmbimin e pronës nga pronarët e ligjshëm dhe vendosjen e tyre nëpërmjet trukesh në favor të interesave të tij klienteliste.