Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të nisë të dielën një vizitë katërditore në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku do vizitojë Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Leyenm do të jetë të hënën në Kosovë.
Vizita e saj e planifikuar në rajon është publikuar në kalendarin e ngjarjeve në faqen e Komisionit Evropian.
Sipas këtij kalendari ajo në Prishtinë do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Gjatë vizitës së saj raportohet se ajo do të flasë me liderët e rajonit për procesin e zgjerimit të BE-së.