U rrëzua nga çatia e kishës tre javë më parë, humb jetën prifti në Korçë

Prifti 63-vjeçar, Kristaq Viso, i cili ra nga çatia e kishës në Korçë rreth 3 javë më parë ka ndërruar jetë.

Pas aksidentit, prifti u transportua menjëherë me helikopter në Tiranë, pasi kishte dëmtime në kokë, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë.

Lajmin për vdekjen e priftit e dha Mitropolia e Shenjtë e Korçës.

“Sot fjeti më Zotin Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso! Mitropolia e Shenjtë e Korçës i shpreh ngushëllime të përzemërta bashkëshortes, vajzave dhe të gjithë familjarëve dhe të afërmve! I lutemi Perëndisë, të cilit i shërbeu, që ta ndjejë dhe ta prehë shpirin e tij me shenjtorët në gjirin e Avrahamit në Mbretërinë e Qiejve! Qoftë e lumur udha në të cilën shkon ti sot, se të është përgatitur vendi i prehjes lart në qiell, parajsë të mbarë o vëllai ynë i lumur dhe i gjithmonë kujtuar!”, thuhet në njoftimin e Mitropolisë së Shenjtë Korçë”, thuhet në njoftim.