U rrëzua në burg dhe dëmtoi legenin, ish-shefi i qarkullimit rrugor bën kërkesë për t’u liruar

Ish-shefi i qarkullimit rrugor, Roven Zeka, ka kërkuar një ndryshim të masës së sigurisë arrest me burg, të caktuar nga Gjykata e Posaçme.

Kjo kërkesë ka ardhur pasi Zeka është rrëzuar në burg dhe ka pësuar një dëmtim në pjesën e legenit.

Kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë është dorëzuar në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndërsa seanca është caktuar për sot në orën 13:00.

Ai u arrestuar me urdhët të SPAK dhe dyshohet se ka marrë ryshfet për të favorizuar shkaktaren e një aksidenti që la 5 persona të plagosur lehtë.

Më parë, masa e arrestit në burg për Zekën dhe oficerin Edison Tabaku u la në fuqi nga Apeli i GJKKO-së, ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku, u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave të tij familjare.