Shembja e një masivi të madh minerali dhe inertesh zuri poshtë 29-vjeçarin Ardit Beshiri teksa po punonte me fadromë për sistemimin e mineralit të kromit në Klos.
Ngjarja ndodhi të shtunën e kaluar në fabrikën e pasurimit të kromit në Qafë Burrel, e cila menaxhohej nga një kompani kineze.
Prej asaj dite nuk ka ende asnjë gjurmë të 29-vjeçarit.
Për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit kanë nisur kërkimet prej tre ditësh, por ende pa rezultat, pasi pajisjet e kërkimit nuk po e lokalizojnë vendin për shkak të masivit të madh të mineralit.
Mes lotësh dhe dhimbjes, babai i 29-vjeçarit kërkon ndihmë nga strukturat shtetërore për gjetjen e të birit.