U plagos në atentatin e Rinasit, ndërron jetë në spital Muçi Shaljani

Efektivi i AMP-së, Muçi Shaljani, që u plagos rëndë në atentatin e ndodhur në Rinas pak ditë më arë, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.

Ai ndodhej në spital prej 4 ditësh në gjendje kritike, pasi kishte marrë 10 plumba, 2 prej të cilëve në kokë, që rezultuan fatalë për jetën e tij.

Në atentatin e ndodhur pak ditë më parë në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit, mbeti i vdekur në vend nga breshëria e plumbave Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

Policia ka shpallur në kërkim Ylli Zallën, pasi dyshohet se ai ka qenë personi që i ka pajisur atentatorët me armë, për shkak se në banesën e tij u gjet një arsenal armësh.

“Në vijim të informacionit të dhënë më datë 11.11.2025, mbi ngjarjen e ndodhur tek rrethrrotullimi i Rinasit, ju informojmë se shtetasi M. Sh. (Sh.), i cili mbeti i plagosur, ka humbur jetën gjatë natës”, njofton policia.