U pezullua nga detyra pas abuzimeve me tenderat, Prefektja e Fierit nuk shkon në GJKKO

Pak ditë më parë, GJKKO vendosi pezullimin nga detyra për Prefekten e Fierit Rajmonda Balilaj, pas dyshimeve për shkelje të barazise në tëndera në dy raste dhe falsifikim dokumentash.

Ndërkohë në seacën e sotme të mbajtur në Gjykatën e Posaçme, ajo nuk është paraqitur për verifikimin e masës së sigurisë së caktuar ndaj saj.

Balilaj, e cila më herët ka qenë qënë kryetare e bashkise Patos po hetohet me masën e sigurisë “pezullim nga detyra”.

Mes të pezulluarve është Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Patos, ish-nënkryetarja e kësaj bashkie, A.P., e cila aktualisht është e punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier dhe për Specialisten Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës si dhe shtetësja B.M., me detyrë Secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos. Ndërsa, masa detyrim paraqitje është caktuar për tre zyrtarë të tjerë