U përdhunua nga tre të rinj në Vlorë, 26 vjeçarja ndryshon dëshmi: Shkova me dëshirë!

Një ngjarje e rëndë u raportua pak ditë më parë në Vlorë, ku një 26 vjeçare u përdhunua dhe më pas u la në gjendje të rëndë në mes të rrugës.

Vajza u dërgua në spital nga policia, dhe qëndroi në reanimacion për 24 orë, pasi kishte konsumuar lëndë narkotike të cilat e kishin lënë në gjendje të fikëti.

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Oltjan Tahirin, djalin e një personi që ka servis Skafesh në “Triport”, ndërsa janë ndaluar Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti.

 Por tashmë vajza 26-vjeçare e dëmtuar ka ndryshuar dëshmi duke thënë se kishte shkuar me dëshirën e saj. Me këtë dëshmi çështja ka marë një kthesë për sa i përket përgjegjësisë penale të tre të rinjve.

Prej ditës së djeshme një grup aktivistesh femra kishin denoncuar se familjarëve të vajzës po u bëhej presion në spital, nga familjarë të tre djemve të cilët kishin shkuar aty.

Me sa duket kjo ka ndikuar që vajza të ndryshojë dëshminë ditën e sotme.

Në dëshminë që ka dhënë për policinë e Vlorës, vajza ka treguar se s’kishte asgjë për të thënë pasi ajo kishte shkuar me dëshirë.

“Unë shkova me dëshirën time, pavarësisht se gjërat rrodhën kështu…”-ka deklaruar vajza.

Sipas raportimeve, tre djemtë dhe vajza kanë konsumuar alkool dhe hashash në ambjentet e një hoteli, duke vijuar më pas në katin e dytë të hotelit, ku kanë kryer marëdhënie. Raportohet se vajza ka pasur probleme shëndetësore duke pësuar gjëndje të fikti. Tre djemtë e kanë marë në krahë dhe e kanë nxjerë në rrugë duke e braktisur trupin dhe larguar. Ka qënë njëri nga punonjësit e hotelit që ka njoftuar policinë, e cila më pas ka transportuar vajzën në spitalin rajonal të Vlorës.