U kapën në fermën e kanabisit me vlerë 450 mijë paund në Britaninë e Madhe, 5 shqiptarët “dorëzohen” në gjykatë

Pesë shqiptarë kanë pranuar në gjykatë se prodhonin kanabis në një qendër sociale të braktisur në Leeds.

Policia zbuloi fermën e kanabisit në Moorfield House, në Fieldhouse Walk, Moortown, në muajin dhjetor dhe që vlerësohej deri në shumën 450 mijë paund.

Gjatë operacionit policor në dhjetor, gjashtë shtetas shqiptarë u arrestuan në vendngjarje dhe u akuzuan për prodhim kanabisi. Pesë prej tyre e pranuan akuzën në Gjykatën e Kurorës së Leeds të premten.

Altior Deda, 30 vjeç, Erijon Gjoka, 21 vjeç, Edison Markeci, 21 vjeç dhe Ali Qerfozi, 41 vjeç, pranuan fajësinë.

Agostin Marku, 36 vjeç, u deklarua fajtor në një seancë të mëparshme dhe Andi Teta, 32, ende nuk është dënuar, tha Gjykata e Kurorës së Leeds.

Ata do të paraqiten në Gjykatën e Kurorës së Leeds më 2 shkurt.