Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, të cilin SPAK e akuzonte për shpërdorim detyre. Në përfundim të hetimit, SPAK vlerësoi se Ndreu nuk kishte konsumuar elementë të veprës penale,
Kryebashkiaku socialist u kallëzua në Prokurorinë e Posaçme nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023 në lidhje me ndërtimin e një rruge Lezhë-Shëngjin, në lagjen Xhenjo.
Aksi rrugor është në varësi të ARRSH dhe Bashkia e Lezhës nuk kishte të drejtë të kryente punime, thuhej në denoncimin e PD. Kjo e fundit e akuzonte Ndreun për dhënien e këtij tenderi në kohë fushate. Po ashtu u kallëzuan edhe zyrtarë të tjerë të bashkisë, që ishin marrë me procedurat e tenderit për ndërtimin e rrugës.
Ndreu, i cili ka shërbyer si deputet nga viti 2013 deri në 2019-ën, mori drejtimin e Bashkisë Lezhë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe ato më 14 maj 2023.