U dënua me 1 vit për “kallëzim të rremë”, Ervin Salianji do ta vuajë dënimin në burgun e Fierit

Deputeti Ervin Salianji do ta kryejë dënimin me 1 vit burg në burgun e Fierit. Burime për mediat bëjnë me dije se pasi Salianji të dorëzohet vetë në Drejtorinë e Policisë Tiranë, do të transferohet në burgun e Fierit, për të vuajtur dënimin e tij me 1 vit burg për “kallëzim të rremë”, kryer në bashkëpunim, lidhur me dosjen Babale.

Fill pasi ditën e djeshme Apeli dha vendimin, Ervin Salianji dhe kolegët e tij demokratë e konsideruan një dënim politik, të dhënë me porosi nga kryeministri Edi Rama.

Kreu u grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh sot se pas dënimit të Salianjit nuk do te kete jete normale parlamentare, duke paralajmëruar tensione në seancat plenare.

Kujtojme se trupa gjykuese e gjykatës së Apelit e përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati lanë dje në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019, që shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes “Babale” dhe e kishte dënuar me 1 vit burg.