Janë publikuar pamjet e shpëtimit të dy turistëve zviceranë, të cilët mbetën të bllokuar në Malin e Korabit, pas rënies së një oretku dëbore.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit me helikopter.
“Pas përpjekjeve të përbashkëta të efektivëve tanë, policisë dhe #KFOR, të angazhuar në operacionin e shpëtimit të turistëve zviceranë është bërë e mundur tërheqja e tyre nga vendi ku ishin bllokuar.
Ata janë transportuar për ndihmë shëndetësore në Spitalin e Traumës”, shkruan Peleshi.